• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Xhafaj takon krerët e Policisë së Durrësit: Siguri në zgjedhje, luftë kundër trafikut të drogës

by Java News
09/05/2017 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj, takim me Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Ministri i Punëve të Brendshme Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, ku ka folur rreth prioriteteve të punës së efektivave të Policisë, me theks të veçantë për sigurinë publike gjatë procesit zgjedhor si dhe për luftën kundër narkotikëve.

Në takim, Ministri Xhafaj shoqërohej nga Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, ministri i Brendshëm ka kërkuar nga punonjësit e policisë që të rrisin angazhimin për të plotësuar detyrat specifike sipas sektorëve të caktuar.

Ministri nënvizoi rëndësinë kyçe që ka ruajtja e rendit dhe sigurisë publike gjatë fushatës zgjedhore dhe çdo aspekt që lidhet me procesin e zgjedhjeve parlamentare. Ai vuri theksin në paanshmërinë që duhet të karakterizojë Policinë e Shtetit gjatë procesit zgjedhor, duke theksuar se nuk do të tolerohet përfshirja e strukturave të saj në fushata paraelektorale apo elektorale, të kujtdo force politike qofshin ato. Në rast se konstatohen implikime të tilla, masat që do të merren do të jenë ekstreme, deri në largimin nga detyra.

Në fjalën e tij, Ministri Xhafaj u ndal në punën e policisë kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës. Ai kërkoi nga strukturat e policisë që të zhvillojnë një luftë të vazhdueshme e të pandërprerë për kontrollin, evidentimin, raportimin dhe goditjen e çdo rasti të kultivimit të bimëve narkotike.

Ai solli në vëmendje të efektivave të policisë se do të ketë përgjegjësi personale në rast të implikimit të ndonjë punonjësi policie në këtë aktivitet të paligjshëm kriminal. Më pas ministri u ndal në çështjet që lidhen me sezonin turistik.

Xhafaj tha se tani që po afron sezoni turistik, efektivët e Policisë duhet të zbatojnë me rigorozitet masat e posaçme, me qëllim sigurimin e një mjedisi sa më të qetë dhe të sigurt për turistët.

Në lidhje me luftën ndaj kriminalitetit, ministri tha se duhet punë e vazhdueshme dhe e përditshme, në funksion të parandalimit të nivelit të kriminalitet në nivel qarku.

Ministri Xhafaj deklaroi se kusht thelbësor për përmirësimin e imazhit të Policisë së Shtetit dhe veprimtarisë së saj është integriteti moral e profesional i efektivëve në radhët e saj.

Në përfundim Xhafaj ka falënderuar punonjësit e Policisë së Shtetit për punën dhe sakrificat e bëra, duke i siguruar për mbështetjen maksimale dhe me vullnet të plotë në goditjen e paligjshmërisë.

ma.me

Next Post
VIDEO/ Eurovizion, Linda Halimi ka një lutje për të gjithë shqiptarët

Eurovison/ Këndon Linda Halimi, rrëmben duartrokitjet e publikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com