Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e efektivit të vrarë, Simon Gejta.
Tahiri u shoqërua Ilir Mustafaraj dhe Elona Gjebrea në banesën e të ndjerit në zonën e ish-kombinatit në kryeqytet, ku qëndroi pranë tyre përreth 20 minuta.
Ministri ka ngushëlluar familjarët e efektivit të RENEA-s që ra në krye të detyrës gjatë një operacioni në Shkodër për arrestimin e Ruzhdi Aishtës, i cili më pas u vra nga policia, pasi nuk pranoi që të dorëzohej.