• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri sllovak “shuplakë” opozitës: Protestat e dhunshme janë bërë të mërzitshme, debati në Parlament

by Java News
03/06/2019 10:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Europiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák ka deklaruar se protestat e dhunshme në Shqipëri janë bërë të mërzitshme.

Këto deklarata shefiu i diplomacisë sllovake i bëri në një dalje për mediat me ministrin tonë të Jashtëm Gent Cakaj gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Lajčák foli hapur kur tha se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë dhe do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare.

“Dëshiroj të theksoj se institucionet e forta me një parlament efikas janë gurët themelorë të demokracisë dhe janë të qenësishëm për stabilitetin e shtetit ligjor.

Nxis aktorët politik të angazhohen në forcimin e këtyre institucioneve.

Protestat paqësore janë një e drejtë themelore që duhen respektuar. Dallimet duhet të debatohen në Parlament nga të gjithë përfaqësuesit përfshirë dhe opozitën.

Përshkallëzimi i dhunës gjatë disa protestave të drejtuar nga opozita është bërë është bërë e mërzitshme. 

Trazirat nuk duhet të zëvendësojnë angazhimin demokratik, përkundrazi ato heqin çdo shans për dialog dhe çdo shans për të gjetur një terren të përbashkët.

Dua të them hapur se vazhdimi i protestave të dhunshme do të dëmtojë përpjekjet e Shqipërisë për reforma dhe padyshim do të pengojë për realizimin e përparësive të brendshme dhe ndërkombëtare”, tha Lajčák.

g.kosovari

Next Post
Prokuroria kërkon “arrest shtëpie”, ish-deputeti i PD: Akuzat ndaj meje politike

Prokuroria kërkon “arrest shtëpie”, ish-deputeti i PD: Akuzat ndaj meje politike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com