• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri rus Lavrov paralajmëron perëndimin për situatën në Maqedoni

by Java News
24/03/2017 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi vendet perëndimore kundër destabilizimit të situatës politike në Maqedoni. Komentet e tij u bënë dy ditë pas vizitës në Shkup të Komisionarit të Bashkimit Evropian Johannes Hahn, në një përpjekje për të tejkaluar bllokadën politike që u ka pamundësuar partive politike të formojnë qeverinë, që nga zgjedhjet e muajit dhjetor.

Kriza ka nxitur tension ndëretnike, pasi që partitë politike shqiptare kërkuan që gjuha shqipe të jetë gjuha e dytë zyrtare në vend, si kusht për t’u bashkuar në koalicionet e mundshme qeveritare. Kjo çoi në protesta të përditshme në tri javët e fundit.

“Situata aktuale në Maqedoni, që unë do ta quaja krizë që në shumë aspekte është nxitur artificialisht – po çon në një situatë kur ka përpjekje për ndarje të shoqërisë”, tha Lavrov, duke nënvizuar se perëndimi duhet të kuptojë rreziqet e përpjekjeve të tilla.

Ai tha gjithashtu tha se është e “çuditshme” që veprimtaritë e Rusisë në Ballkan janë konsideruar “provokuese” dhe se marrëdhëniet ruse me vendet e Ballkanit nuk duhet të jenë një shkak për shqetësim në perëndim.

Ministri i jashtëm maqedonas, Nikola Poposki, i tha Zërit të Amerikës se perëndimi duhet të jetë shumë i shqetësuar.

“Ne mund ta përfytyrojmë qartazi se fuqitë botërore si Rusia, kanë interesa pothuajse gjithandej nëpër botë”, i tha ai shërbimit maqedonas të Zërit të Amerikës, pas një dite takimesh me ligjvënës amerikan në Washington.

“Më e rëndësishme është ajo se çfarë është në interesin e vendeve të rajonit. Sa i përket Maqedonisë, në jemi të qartë se anëtarësimi në NATO dhe BE është përparësi e jona. Dhe ne do të dëshironim të arrinim këto qëllime sepse besojmë që kjo është receta më e mirë për paqe, qëndrueshmëri dhe përparim ekonomik në rajon. Mbetemi të përkushtuar ndaj këtyre synimeve“, tha ai.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe analistët, thonë se përplasjet politike në rritje në Maqedoni mund të dalin jashtë kontrollit, duke rritur tensionet etnike gjithandej Ballkanit.

Javën e kaluar, kryeministri serb, Aleksandër Vuçiç, paralajmëroi për pasoja serioze nëse Bashkimi Evropian nuk u jep vendeve të Ballkanit perëndimorë një mesazh të qartë për bashkimin e tyre në këtë bllok, duke ju referuar rritjes së nacionalizmit dhe simpatisë pro-ruse në rajon.

Të mërkurën, ministri serb i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviç, bëri thirrje për stërvitje të përbashkëta ushtarake ndërmjet Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Të hënën, ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërgjan Darmanoviç, tha se aleatët e NATO-s të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kishin mbështetur hetimin e atij që prokurorët malazez e kishin quajtur komplot pro rus për të rrëzuar qeverinë pro perëndimore për të penguar Malin e Zi që t’i bashkohet NATO-s.

Kërkesa e Malit të Zi për anëtarësim në NATO është në pritje të miratimit nga senati amerikan.

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, tha të mërkurën se anëtarësimi i NATO-s do të krijonte një kufi të ngjeshur përgjatë bregut të Detit Adriatik.

“Meqë Mali i Zi kufizohet me pesë vende ballkanike, përfshirë aleatet e NATO-s, Kroacinë dhe Shqipërinë, anëtarësimi i tij në NATO do të mbështeste një integrim më të madh, reformat demokratike, tregun, sigurinë dhe qëndrueshmërinë më të gjithë fqinjët”, tha ai.

Ministrat e Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë ishin në mesin e pjesëmarrësve të konferencës së Departamentit të Shtetit me koalicionin global kundër grupit militant Shteti Islamik./Zëri i Amerikës

ma.me
Next Post
Simeone i mërzitur: Griezmanni do largohet nga Atletico Madridi

Simeone i mërzitur: Griezmanni do largohet nga Atletico Madridi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In