• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ministri i ri serb Todosijeviç i Kosovës, që s’e pranon Kosovën shtet!

by Java News
21/04/2017 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i ri i kabinetit të Isa Mustafës, Ivan Todosijeviç, është njëri nga ideatorët e projektit për kolonizimin e veriut me serbë, të njohur si ‘Lugina e Diellit’.

Në një video ai shihet duke e përuruar nisjen e punimeve për projektin kundërthënës, në prani të ministrit serb për Kosovën, Gjuriç, dhe klerikëve ortodoksë serbë. Këtë e bënte në cilësinë e kryetarit ilegal paralel të Zveqanit, raporton KTV.

Sikurse edhe për shumicën e serbëve që jetojnë në Kosovë, edhe për ministrin e ri që do të paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës, “Kosova e Metohia”, siç thotë ai, është pjesë e pandarë e shtetit serb.

“Shteti i Serbisë edhe njëherë e dëshmon fuqishëm se Kosova dhe Metohia është pjesë e pandarë e saj.

Qeveria jonë në Beograd edhe njëherë tregon se çdo ditë punon për mbetjen dhe për kthimin e popullit serb në hapësirën e Kosovës dhe Metohisë. Lugina e Diellit është projekti më i madh që do të realizohet në territorin e Kosovës dhe Metohisë që prej viteve 90. Faleminderit dhe Rroftë Serbia!”, kishte thënë ai.

Përpos fjalimeve, kundërshtimin e tij për institucionet kosovare dhe fushatën për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ministri i ri i Kosovës i ka shprehur edhe nëpërmjet protestave.

Bashkë me 150 qytetarë të tjerë, ai kishte dalë në nëntor të vitit 2015 në Rudar, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës për pezullimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit, duke bllokuar rrugët dhe transportin me kamionë.

Propozimi i tij ka ardhur direkt nga Lista Serbe, gjë që kjo e fundit e ka bërë të ditur edhe nëpërmjet një komunikate.

Me propozim po të Listës Serbe, edhe Marjana Jevtiq është emëruar zëvendësministre e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përgatiti Koha. (b.an)

Next Post
Politika shqiptare nuk njeh historinë e Ballkanit

Shqiptarët drejt hapit historik pas 500 vjetësh mbijetesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

Rebelët Huthi paralajmërojnë: Mund t’i bashkohemi luftës me Iranin nëse SHBA dhe Izraeli përshkallëzojnë sulmet

March 27, 2026
Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

Shqipëria stërvitet në Varshavë, më pas udhëton drejt Valencias për sfidën e padëshiruar

March 27, 2026
Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

Reforma e zgjerimit në diskutim, KE: Integrimi është një proces i bazuar në meritë

March 27, 2026
Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

Arabia Saudite do përfshihet në konflikt? I bën thirrje SHBA-ve të vijojnë sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026

“Skapi i partisë mbylli kapakun e pusetës së Irenës me 5 mbiemra”

March 27, 2026
“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

“Fond Emergjence, Akademi dhe projekte të reja”, planet për sektorin energjitik në vend

March 27, 2026
Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

Për herë të parë në histori, asnjë trajner brazilian në Kupën e Botës

March 27, 2026
Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

Pas komplimenteve për prezantuesen, Trump: CIA tha se Ayatollah Jr. është homoseksual!

March 27, 2026
Këshilli i Punëve të Jashtme të BE, Kallas: Sllovakia po pengon paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Konfliktet, në Francë mblidhet G7, Kallas: Rusia ndihmon Iranin për të vrarë amerikanët

March 27, 2026
“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

“Budalla, e kishim për të bërë pak zhurmë”, këshilltari i përjashtuar i PD tregon çfarë i thanë Noka dhe Bardhi për luftën e 8 janarit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In