Ministri i Jashtëm i Polonisë, Jacek Czaputowicz ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Gjatë konferencës me homologun, Ditmir Bushati, ministri polak tha se është mbështetës i fortë i zgjerimit të Bashkimit Europian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ai tha se duhen data konkrete për anëtarësimin në BE, pasi kështu vendi motivohet.
“Në BE vazhdon diskutimi për zgjerimin, por ka edhe fenomene siç është skepticizmi që burimin e ka tek kriza e emigrantëve. Këto zëra bëjnë çmos që ta pengojnë. Në BE vende të tilla si Bullgaria, Rumania, Polonia e mbështesin zgjerimin e BE. Sipas mendimit tonë duhet përcaktuar qartë data sepse kjo i jep mundës dhe shpresë që të punojnë siç duhet.
Kështu ka ndodhur me vendin tonë. Duke qenë se presidenca e BE në këto vende siç janë Bullgaria Rumania, këtë 6 mujor e ka Bullgaria më pas Rumania është momenti i duhur që ne ta theksojmë me forcë por duke përcaktuara data konkrete.
Është krijuar një grupi, grupi vendeve që mbështesin zgjerimuin e BE dhe ky funksionon brenda BE dhe është mirë që Shqiëpria të bashkëpunojë me këtë grup që të mbajëmë të hapur këtë kanal të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Czaputowicz
Ministri Bushati vlerëso mbështetjen e Polonisë në proceset integruese.
“I shpreh mirënjehje Polonisë për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit dhe tani në procesin e anëtarësimit. Iniciuam konferencën e Tiranës që është një nihmëse e çmuar që Polonia i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, kryesisht me fokus detyrimet që burojnë nga kapitujt 23 dhe 24”, deklaroi Bushati
a.ç










