• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri në detyrë Cakaj takime dypalëshe në Bukuresht: Vlerësohen arritjet e Shqipërisë!

by Java News
01/02/2019 20:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, i cili  zhvillohet në Bukuresht më 31 janar – 1 shkurt, Ministri në detyrë Gent Cakaj zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe në Rumani, vend i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian.

Në takimin me Ministrin rumun të Shtetit për Çështjet Evropiane George Ciamba, diskutimet u përqendruan në mbështetjen e Presidencës rumune të Këshillit të BE-së për axhendën evropiane të Shqipërisë.

Ministri në detyrë Cakaj, shprehu vlerësimin e lartë për  përparësinë që programi i Presidencës rumune të BE-së i kushton procesit të zgjerimit të Unionit në Ballkanin Perëndimor. Pasi nënvizoi arritjet e deritanishme në procesin e reformave që lidhen me konsolidimin e shtetit ligjor  dhe me përparësitë kyçe për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, Ministri në detyrë Cakaj shprehu angazhimin e vendosur për thellimin e tyre. Çelja e bisedimeve të anëtarësimit, u shpreh Cakaj, përveç se njohje e merituar e arritjeve në plotësimin e përparësive kyçe, do të jetë edhe një busull orientuese për më tej.

Ministri Ciamba vlerësoi arritjet e Shqipërisë në reformat e brendshme, si dhe rolin kontruktiv në rajon. Mbi këtë bazë, Ministri Ciamba shprehu vendosmërinë e Presidencës rumune të Këshillit të BE-së për të mbështetur avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu edhe mundësitë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Rumanisë.

Ministri në detyrë Cakaj zhvilloi gjithashtu  takime në Parlamentin rumun me Kryetarin e Komisionit të Senatit për Politikën e Jashtme Cristian Dumitrescu dhe Zëvendës Presidentin e Dhomës së Deputetëve dhe Zëvendës Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme të Dhomës së Deputetëve Ben-Oni Ardelean. Në fokus të takimeve ishte forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe në fushën e ekonomisë, sigurisë dhe diplomacisë parlamentare.

Po ashtu, në këto takime u nënvizua progresi i arritur i Shqipërisë në rrugëtimin e saj evropian dhe mbështetja e Presidencës rumune për të avancuar këtë proces më tutje./a.meta​

Next Post
Britanikët lëvizin pa viza, edhe nëse s’ka marrëveshje për Brexit

Britanikët lëvizin pa viza, edhe nëse s’ka marrëveshje për Brexit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In