• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Lleshaj e thotë hapur: “Disa tregje në Shkodër si në Kandahar”

by Java News
06/04/2020 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke folur në emisionin “Real Story” në “News 24”, teksa u pyet se përse ai dhe qeveria kanë pasur fokus në Shkodër, deklaroi se janë parë tregjet në qytet, shumë prej të cilave i ka konsideruar “skandaloze”.

Lleshaj tha se do të shihet situata për të ndërhyrë në këto tregje, që ngjajnë tepër keq, në mes të rrugës.

“Unë do thosha se fokusi i qeverisë është drejtuar drejt Shkodrës, edhe sepse në Shkodër ka raste të shumta me koronavirus. Këto janë edhe pasojë e faktit se autoritetet atje nuk menaxhojnë situatën sic duhet. Ne kemi shkuar sot në Shkodër për të koordinuar të gjitha punët për masat që duhen marrë për këtë cështje.

Ne nuk lëmë asnjë përgjegjësi aty ku ajo nuk meriton të jetë. Nëse flasim për Shkodrën, kemi të ashtuquajtura pazare që janë turp t’i shohësh. Ishin si në Kandahar. Këto tregje duhen ndaluar edhe nëse nuk ka koronavirus. Ata tregje nuk duhet të lejohen nga Bashkia Shkodër. Nuk kemi rregulla sic duhet dhe duhet disiplinuar sjellja e qytetarëve. Autoritetet duhet të marrin masa për të mos funksionuar ata tregje, ku shitet peshk e të tjera mallra në rrugë. Kjo nuk mund të lejohet e nuk do lejohet”, tha Lleshaj.

Sandër Lleshaj theksoi se nuk ka asnjë diferencim mes trajtimit të Shkodrës dhe qyteteve të tjera të vendit.

“Nuk ka diferencim në qasje ndërmjet qyteteve. Që të ketë sukses skema, duhet bashkëpunim i të gjithëve. Duhet të bashkëpunojmë me autoritetet qendrore, vendore dhe qytetarët. Nuk ka trajtim ndryshe të Shkodrës. I kemi kushtuar më shumë vëmendje Shkodrës, sepse ka situatën problematike, për gjëra që duhet ti bëjë Bashkia e qytetit.

Kryetari i Bashkisë Tiranë ka ndërhyrë ne tregun makabër të Kombinatit dhe e ka rregulluar. Ndërsa, kryetarja e Bashkisë e Shkodrës nuk ka ndërhyrë në treg. Qytetarët kanë nevojë për drejtim”, u shpreh Lleshaj.

Next Post
Belgjikë/ Vetëm 24 orët e fundit janë 185 të vdekur nga koronavirusi e mbi 20 mijë të infektuar

Belgjikë/ Vetëm 24 orët e fundit janë 185 të vdekur nga koronavirusi e mbi 20 mijë të infektuar

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Kjo pasqyron partine komuniste te plakut barbare te vicidolit,kta jane me te pa aftit e te gjitha kohrave te sistemeve komuniste te vendidit tone.Kta na hiqen si demokrate abuzojne me fjalen Demokraci,kta kane mendjen vetem te vjedhin e plackisin.Faji eshte edhe I juaji Z LLeshaj,qe nuk veni doren e hekurt ndaj ktyre abuzuesve te pa afte per te drejtuar qytetin e SHkoders.Ju thoni se pazaret e ktije qyteti jane si ato te kandaharit,edhe me keq se kandahari.Cdo gje eshte si pazaret ne kyt qytet,ne te gjitha aspektet e jetes,ne spitale,cerdhe, shkolla e cdo gje tjeter,edhe e quajtura administrate e tidhe si pazaret eshte,Asnj problem nuke zgjidhe dote pa paguar para,kjo eshte bere e ligjeshme,masi njerzit qe punojne ne te quajturen administrat,nuke ka kushe ti ndeshkoje.Prandaj edhe qeveria ka pergjeqsine e vete ne kete drejtim,duhet te jete active ndaj ktyre abuzuesve,ti ndeshkoje pa mshire.

    Reply

Leave a Reply to shkurt2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

Bordi i Paqes, Rama publikon fotot: Një ditë krenarie për Shqipërinë në Uashington

February 19, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

“Gjykatë e dështuar”/ Sejamini: Deklarata e Ramës, e nevojshme. Bordi i Paqes, zhgënjim

February 19, 2026
“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

“S’ka kush lufton”, Debat mes Rexhajt dhe Bumçit: Qytetarët e rrëzojnë qeverinë me votë, por ju s’dini

February 19, 2026
“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

“Humbën zgjedhjet në 11 Maj dhe qeshnin”, Salianji: Ne që kemi sakrifikuar jemi demokratë, jo ata që paguhen

February 19, 2026
Kronikë për dy të tretat!

Agron Gjekmarkaj: Rama ishte larg Donald Trumpit, se pashë dhe aq afër

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Fjalimi i Edi Ramës, një kërcim i guximshëm në errësirë

February 19, 2026
Ndryshimet në buxhet| Vengu shpjegon si do ndahen 1.9 miliardët që merr Mbrojtja

Deklarata e fortë e Vengut: Rama e përdori Bordin e Paqes si platformë për interesat e shqiptarëve në rajon

February 19, 2026
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia britanike

February 19, 2026
I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

I dënuar më parë për trafik heroine, sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut në Lushnje

February 19, 2026
Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

Zogaj vlerëson thirrjen e Ramës për UÇK-në: Preku nervin e presidentit Trump për prokurorin e Hagës

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In