• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministri Lleshaj: Duhet t’i kontrollojmë në terren një mijë 100-vjeçarët në regjistra

by Java News
12/03/2019 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë një takimi që zhvilloi dje me prefektët, kryetarët e Njësive Vendore dhe të Gjendjes Civile deklaroi se sot çdo shtetas shqiptar ka një adresë të vlefshme.

Sipas tij, që nga viti 2004, kur numëroheshin rreth 300 mijë shqiptarë pa një adresë të saktë, sot ky numër po shkon drejt zeros. Ndërsa u ndal edhe te regjistrimi i saktë i qytetarëve, duke veçuar ata që janë mbi 100 vjeç. Sipas Lleshajt, sot numërohen mbi një mijë persona që janë mbi këtë moshë, por ata duhet të verifikohen në terren.

“Për sa u përket personave me moshë mbi 100 vjeç për shembull, të cilët janë të përcaktuar, por që përveç se duhet të jenë të përcaktuar nga regjistri, duhet të përcaktohen dhe në terren dhe strukturat e Gjendjes Civile, në bashkëpunim edhe me të tjerë me Policinë e Shtetit dhe strukturat e tjera vendore. Duhet që të verifikojnë realisht në terren praninë e numrit të mbi 100-vjeçarëve, që sipas të dhënave është një numër impresionues, janë mbi 1 mijë veta, por duhen verifikuar realisht në terren se ku janë, kush janë, në mënyrë që të mos kemi dhe pasaktësira në këtë proces”, tha Lleshaj.

ADRESAT

Në mbledhjen e mëparshme për regjistrimin e adresave dhe listat e zgjedhësve, të zhvilluar më 21 dhjetor të vitit të kaluar, u evidentua si problematikë e madhe numri i shtetasve shqiptarë, që nuk kishin një adresë të vlefshme në regjistrin e Gjendjes Civile. Një numër, i cili vijonte që prej vitit 2004 të ishte ekstremisht i lartë, rreth 300 mijë qytetarë shqiptarë nuk kishin një adresë.

“Po flitet që nga viti 2004 deri në vitin 2018. Në datën 21 dhjetor 2018, ne jemi mbledhur këtu dhe kemi kërkuar që të gjithë drejtuesit e pushtetit vendor, zyrat përkatëse të Gjendjes civile, prefekturat, Policia e Shtetit, të gjithë aktorët të angazhoheshin në një aksion të rëndësishëm, i cili kishte për qëllim që çdo shtetasi shqiptar t’i jepte edhe një adresë bashkë me identitetin e tij, pra ta kompletonte identitetin e çdo qytetari të këtij vendi edhe më një adresë të vlefshme”, tha dje Lleshaj.

Sipas tij, ndonëse pritshëmria për të mbyllur këtë proces brenda shkurtit të këtij viti u duk e tepruar, rezultati flet ndryshe. “Ishte e mundur, u realizua objektivi i madh kombëtar, që shtetasit shqiptarë të kenë një adresë të vlefshme dhe sot rezulton një gjendje krejtësisht e re ku pothuajse nga 300 mijë shqiptarë që në dhjetor 2018 nuk kishin një adresë të regjistruar, sot ky numër ka shkuar pothuajse drejt zeros. Sigurisht drejt zeros, por jo zero për arsye se ka disa raste të shkëputura, por në nivel qarku, 4 vetë kanë mbetur në një qark, 22 në një qark tjetër, nuk po i përmend qarqet për të mos i vënë në pozitë të vështirë, 38, 90, 4, 16, 30, 2809, 55, 44. Pra, është vetëm një qark që është në këtë nivelin 2809 persona pa adresë dhe ky është në fakt ai qarku, për të cilin kam dobësinë më të madhe, Qarku i Shkodrës, por kështu është fakti dhe këtij fakti s’mund t’i fshihemi dhe shpresojmë që personat përgjegjës, kryetarët e bashkive, drejtuesit e zyrave përkatëse të Gjendjes Civile, bashkë me zyrat urbanistike, të marrin masat që këtë ta çojnë në zero përpara se ne të jemi të detyruar për të aktivizuar masa të tjera të karakterit ligjor, të cilat do të bëjnë të mundur të detyrojnë këtë punë, për arsye se kjo nuk është një çështje e vullnetarizmit të kujtdo, por është një detyrim ligjor, i cili, siç dini edhe ju, duhet të kishte mbaruar në vitin 2016, por më mirë vonë se kurrë”, u shpreh Lleshaj. PANORAMA

 

Next Post
Zbulimi/Ja se nga vinë alienët në Tokë?

Zbulimi/Ja se nga vinë alienët në Tokë?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

Kurti i ka numrat për të formuar qeverinë e re pa opozitën. Ja si ndahen mandatet në Kosovë

December 28, 2025
Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

Kurti drejt fitores në zgjedhjet e Kosovës, Vetëvendosja nis festën me fishekzjarrë në Prishtinë

December 28, 2025
Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

Zgjedhjet/ Në 81% të kutive të votimit të numëruara VV kryeson me mbi 50 % të votave. PDK forcë e dytë, LDK e treta

December 28, 2025
Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Numërohen 41% e kutive të votimit në Kosovë/ Kurti kryeson me 49% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

December 28, 2025
Deputet, nga “Hiçi”

Salianji, si Lul Basha, e Genc Pollo dikur…

December 28, 2025
Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

Tronditëse në SHBA/ Dy helikopterë përplasen me njëri-tjetrin në New Jersey, një person humb jetën

December 28, 2025
Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë

December 28, 2025
Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

Europa e mbytur nga kokaina/ 440 organizata kriminale, në krye rrjetet shqiptare, belge, italiane…

December 28, 2025
Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

Zyrtare/ Luis Enrique shpallet trajneri më i mirë në Globe Soccer Awards 2025

December 28, 2025
Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

Festat sjellin rritje të qarkullimit, sportele shtesë në pikat kufitare. Intensifikon masat e sigurisë

December 28, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com