• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministri Lleshaj dhe krerët e policisë në terren: Çdo kontakt i shmangur mund të jetë një jetë e shpëtuar!

by Java News
22/03/2020 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, pas inspektimit mbi zbatimin e masave për karantinën në të gjithë vendin, i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se masat po zbatohen.

Sipas tij, nuk është koha që qytetarët të bëjnë xhiro por të ndërgjegjësohen, për ta fituar të gjithë bashkë këtë luftë.

Ai theksoi që nga nesër për qytetarët do të vazhdojë regjimi nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.

“Falënderoj qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të qëndruar në shtëpi. Kemi ardhur sot për të inspektuar masat e marra të zbatimit të vendimeve të qeverisë për karantinën masive që po aplikohet në gjithë vendin.

Konstatojmë me trishtim dhe kënaqësi që jemi të detyruar të kemi rrugë të zbrazura, të kemi një situatë që as nuk e kemi imagjinuar që do ta kishim në jetën tonë, por as që do të donim të ishte, por për fat të keq kështu duhet të jetë.

Me këtë rast gjej mundësinë të falenderoj të gjithë forcat e Policisë, të Ushtrisë, të Policisë Bashkiake dhe të agjensive të tjera, të cilat janë angazhuar për të realizuar këtë karantinë masive.

Por në radhë të parë dua të falënderoj qytetarët e Shqipërisë, qytetarët e Tiranës, të cilët me pjekuri dhe përgjegjshmëri të lartë, i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për të qëndruar në shtëpi, në mënyrë që të kontribuojë secili, për ta parandaluar, për ta ngadalësuar shpejtësinë e përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës.

Dua të them që masat e marra deri tani janë zbatuar mirë, por dua të theksoj me forcë faktin që prapa këtij aksioni të madh qëndrojnë me qindra e mijëra punonjës të Policisë, të Ushtrisë, të Agjencive të tjera, Policia Bashkiake, pa përmendur ata që janë në frontin e parë, punonjësit e shëndetësisë.

Gjithë ky angazhim i madh ka mundësuar që masat të funksionojnë, megjithatë është shumë herët për të dhënë një sinjal optimizmi, ose një sinjal çlirimi nga masat, përkundrazi ne duhet të vazhdojmë më tej me një regjim të ashpër masash për arsye sepse edhe një person i vetëm mund të kontribuojë në frenimin apo në pengimin e përhapjes së virusit.

Jemi ende në fillim dhe duke qenë se jemi ende në fillim, gjithkush mund të kontribuojë për të realizuar një impakt të madh në parandalim.

Dua të theksoj edhe një gjë tjetër, se pas këtij angazhimi qëndron një përpjekje e madhe, do të thosha heroike, e shumë punonjësve, siç përmenda, të shërbimeve të ndryshme.

Dua të them se Policia e Shtetit është e angazhuar me një regjim jashtëzakonisht të lartë gadishmërie. Pothuajse gjysma e Policisë është në punë dhe gjysma pushon për të marrë punën pas gjysmës së parë. Pra, regjimi normal i punonjësve të Policisë së Shtetit sot është 12 orë shërbim dhe pjesa tjetër është rikuperim energjish për të filluar prapë.

Është një angazhim dhe një përpjekje e madhe. Të mos harrojmë që gjithë këta djem e vajza, punonjës të policisë, të ushtrisë apo të njësive të tjera, kanë edhe këta detyrime familjare, kanë familjarë, kanë fëmijë për t’u përkujdesur dhe për këtë arsye ndihem i angazhuar për të marrë të gjithë masat në mbështetje të tyre.

Jam i bindur dhe i qartë që qeveria do të vazhdojë të mbështesë me prioritet punën e të gjithë këtyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, të cilët mundësojnë që në këto ditë shumë të trishta për vendin të kryejnë një shërbim që askush tjetër nuk mund ta bëjë.

Është e rëndësishme të theksoj që nesër për qytetarët do të vazhdojë regjimi nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.

Dua t’u bëj thirrje dhe lutje të gjithëve që të kujdesen që këtë orar ta konsiderojnë si një orar, i cili është vetëm për të dalë dhe për të plotësuar nevoja jetike, kryesisht nevoja për ushqim dhe barna mjekësore.

Jo për gjë tjetër, nuk është kohë shëtitje nuk është kohë relaksi. Nuk është kohë takimesh me miq e me shokë. Por është kohë vetëm për të vajtur shpejt në dyqanin më të afërt, për të kryer nevojat më jetike për nesër, jo për të gjithë javën dhe për t’u kthyer në shtëpi me qëllim që të parandalojmë me çdo kusht grumbullimet.

Është jetike e përsëris dhe nuk është e tepërt ta përsëris, është jetike që në këtë fazë të hershme të përhapjes së virusit ne të shmangim kontaktet.

Çdo kontakt i shmangur mund të jetë një jetë e shpëtuar, mund të jetë një degë e re e përhapjes e prerë.

Prandaj, edhe një herë, dilni nesër vetëm për të kryer nevoja jetike për plotësim me ushqime dhe medikamente. Asgjë tjetër, as takime, as shëtitje, as kalim të kohës nëpër parqe, apo në vende të tjera publike. Vetëm një rrugë ka, nga shtëpia në dyqanin më të afërt dhe kthim po brenda në shtëpi.

Organet e policisë, organet e tjera, do të jenë të detyruara të ndërhyjnë në rast se qytetarët do të shpërfillin këto rregulla jetike për sigurinë e tyre dhe të afërmve të tyre”,- tha Lleshaj.

 

Next Post
Memet e humorit: Ja si përhapet koronavirusi në vend

Memet e humorit: Ja si përhapet koronavirusi në vend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

October 1, 2026
Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

Musk në krye të një projekti të Pentagonit për të ardhmen e luftës, Hegseth zbulon ndryshimet e reja

October 1, 2026
Ekonomia shqiptare “mbahet në këmbë” nga administrata, arsimi dhe shëndetësia

Ekonomia rritet lehtë në muajin shtator! Ndërtimi mban lart treguesin, bien industria, shërbimet dhe tregtia

October 1, 2026
Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

Akuzat për fyerje dhe shpifje nga Adriatik Lapaj, Gjykata e Apelit i jep të drejtë Agron Shehajt

October 1, 2026
Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

Kalifornia ndalon zyrtarisht martesat e fëmijëve

October 1, 2026
Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

Integrim i pjesshëm në BE para anëtarësimit të plotë! Marta Kos vlerëson ecurinë e Shqipërisë: Jam optimiste, do jetë vjeshta e zgjerimit!

October 1, 2026
“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

“Ka edhe nga bota e politikës në faqet pornografike”- Trondit ekspertja e IT-së: Identifikova dhe personazhe të tjerë shqiptarë! Hakerim i centralizuar, faqe ruse

October 1, 2026
Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

Qytete të tëra të kthyera në rrënoja dhe mbi 74 mijë të vrarë! Google Maps zbulon përmasat e shkatërrimit dhe tmerrit në Gaza

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com