• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ministri la detyrën dhe tha: Ra shteti”, Meta, tjetër reagim ndaj Nanos? Dekoron Cekën “Nderi i Kombit”

by Ardit Rada
11/02/2021 14:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një javë pas rrëfimit të Fatos Nanos, ku e cilësoi Neritan Cekën si dezertor kur drejtonte Ministrinë e Rendit, Ilir Meta e ka shpallur arkeologun në fjalë si ‘Nderi i Kombit’. Ky është titull më i lartë dhe cilësohet si i Artë. Edhe pse Presidenti ia ka dhënë Cekës këtë titull në 80-vjetorin e tij, ky akt përkon pas vlerësimeve të ulëta të Fatos Nanos për Cekën dhe vetë Ilir Metën.

Por ja lajmi i shpërndarë nga Presidenca sot:

Me rastin e 80-vjetorit të lindjes, Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi arkeologun, politikanin dhe diplomatin e shquar Neritan Ceka me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit”, me motivacionin: “Në vlerësim të veprës së çmuar dhe punës së palodhur si shkencëtar dhe arkeolog i përkushtuar në ndriçimin, vënien në dukje, ruajtjen dhe promovimin e thesareve të rralla të trojeve tona, të historisë së lashtë, gërmimeve intensive e afatgjata të qytetërimit ilir. Me mirënjohje të lartë shtetërore për kontributet e vyera e të pamohueshme, si politikan aktiv dhe diplomat, qysh në shembjen e diktaturës, vendosjen e sistemit pluripartiak si dhe më pas, në konsolidimin e institucioneve të reja demokratike në vendin tonë”.

Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar familjarëve, kolegëve dhe personaliteteve të pranishëm në ceremoni, Presidenti Meta u shpreh:

“Është kënaqësi e madhe, që në ditën e 80-vjetorit të lindjes së tij, të vlerësoj një nga personalitet më të rëndësishme të vendit tonë, arkeologun, politikanin dhe shkencëtarine shquar, Neritan Ceka.

Duke vlerësuar profesor Cekën synoj t’i transmetoj atij detyrimin e respektin, që ne kemi dhe duhet të kemi për të gjithë ata, që ia kushtuan jetën e tyre konsolidimit dhe përparimit të institucioneve kulturore të vendit tonë por edhe atyre politike.

Profesor Neritani është një nga përfaqësuesit më emblematike të atij brezi, që u quajt i pasçlirimit, brez që i mbijetoi mungesave dhe padrejtësive të periudhës së diktaturës komuniste.

Pavarësisht nga kushtet e vështira, ky brez diti të formohet me trashëgiminë e albanologëve më të mëdhenj të kombit, si Aleks Buda, Hasan Ceka, Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Selim Islami, Gani Strazimiri, e shumë të tjerë, ku do të jepte kontributin e tij të shquar në formimin e arkeologjisë shqiptare.

Me veprimtarinë e profesor Cekës janë të lidhura krijimi i Parkut Arkeologjik të Bylisit dhe i kompleksit monumental antik të Selcës së Poshtme, krijimi i muzeve arkeologjike në Apolloni, Fier e Tiranë, ekspozitat ndërkombëtare arkeologjike në Hildesheim, Mynih e Romë, botime të rreth 15 librave e katalogëve mbi arkeologjinë e Shqipërisë, si dhe shumë kontribute të tjera, të vlerësuara, brenda dhe jashtë vendit.

Po aq sa profesion, arkeologjia ka qenë një pasion i ngulitur edhe nga babai i tij, themeluesi i arkeologjisë sonë, profesor Hasan Ceka.

Arkeologjia ka qenë profesioni i jetës së tij, që nuk e braktisi dhe e vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Dua të kujtoj me këtë rast kënaqësinë që pata, kur në fund të tetorit të vitit të kaluar, e gjeta profesor Cekën të punonte në gërmimet arkeologjike në Bylis dhe kjo vetëm një muaj pasi kishte kaluar  sëmundjen e rëndë Covid-19.

Profesor Neritan Ceka është po aq i njohur edhe si politikan i një lloji të veçantë, si për kontributin e tij të vazhdueshëm në formimin e shtetit demokratik, që nga Lëvizja Demokratike e dhjetorit ‘90, por edhe nga profili i tij i karakterizuar nga serioziteti, ndershmëria dhe përkushtimi qytetar.

Do të mjaftonte vetëm njëri nga aktet e tij, për t’i bërë vend në historinë, po aq epike, sa edhe të turbullt të tri dekadave të fundit.

Kujtoj daljen e tij tek Ura e Lanës, për të evituar përplasjen e popullit me Gardën e regjimit, apo hyrjen në mes të rebelimit të Shkollës së Bashkuar, për të kërkuar bindjen e ushtrisë ndaj proceseve demokratike.

Profesor Ceka do të kujtohet përherë, në rolin e tij të rëndësishëm, si pjesëmarrës aktiv në formimin e Partisë Demokratike, si partia e parë opozitare si dhe nënkryetar i saj, si deputeti i parë i opozitës, që hyri në parlamentin e parë pluralist,  si kryetar i grupit parlamentar të PD më 1991, një nga grupet më mbresëlënëse të deputetëve, për sa i takon cilësisë dhe që na mungojnë edhe në ditët e sotme.

Po ashtu, do të kujtohet si bashkëthemelues i partisë Aleanca Demokratike, si një nga lëvizjet më qytetare dhe europianiste në politikën shqiptare, si ministër i brendshëm i periudhës më të vështirë për rivendosjen e rendit dhe të qetësisë në vitet 1997-1998, por edhe si kryetar i komisionit për Rendin dhe Shërbimin Inteligjent për gati 8 vite.

Profesor Ceka e mbylli këtë pjesë të karrierës së tij në institucione, në postin e ambasadorit në Romë, ku unë kam marrë përshtypjen personale, nga shumë personalitete të larta të shtetit italian, por do të veçoja atë që më kanë mbetur në mendje nga Presidenti i Senatit të asaj kohe, Pietro Grasso, i cili më tha: ‘Ju falënderoj në mënyrë të veçantë, që keni dërguar në Romë një ambasador si Profesor Neritan Ceka’.

Profesor Ceka vazhdon të mbetet një zë shumë aktiv dhe qytetar edhe në këto kohë të vështira për demokracinë shqiptare.

Unë uroj që të vazhdojë të japë kontributin e tij të vyer edhe në vitet në vazhdim, siç e ka dhënë deri më sot! Dhe nuk dyshoj për këtë, pasi dhe forma e tij fizike është e shkëlqyer.

Për gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë në fushën e arkeologjisë, me zbulimin, ruajtjen dhe promovimin e thesareve tona të rralla, si dhe për kontributet e vyera, si politikan aktiv dhe diplomat, në këtë ditë të 80-vjetorit të lindjes, kam kënaqësinë të vlerësoj Profesor Neritan Ceka me Dekoratën e lartë ‘Nderi i Kombit.

Edhe 100 pranvera të tjera profesor!”

/a.r

Next Post
Konstituohet KQZ-ja e re/ Celibashi: Është ngritur grupi i punës për implementimin e teknologjisë në zgjedhje

Celibashi ka një thirrje për partitë politike: Plotësoni detyrimet e përcaktuara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“T’i dalë zot vetë damkës…”/ Dash Shehi: Mesazhi që kam për Sali Berishën!

Shehi godet Berishën: Ka mbyllur ciklin politik, nuk ka çfarë t’i ofrojë më opozitës

October 8, 2026
Komisioneri McGrath pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, është në krye të procesit të anëtarësimit

Komisioneri McGrath pas takimit me Ramën: Shqipëria e ka vendin në BE, është në krye të procesit të anëtarësimit

October 8, 2026
‘Territorialja’, Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

‘Territorialja’, Spiropali paralajmëron votën kundër: Nuk është kjo reforma që duhet, s’jemi kartonë këtu

October 8, 2026
I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

I dënuar për 5 vrasje në tre shtete, Mane Driza drejt ekstradimit në Shqipëri

October 8, 2026
“Ky është fashizmi i ri online, ligji duhet të veprojë”, Braçe denoncon kërcënimet në rrjetet sociale

“Territorialja”, Braçe bën deklaratën e fortë: Vendimi më i vështirë në 30 vite, ose do rri ose do iki!

October 8, 2026
“U sulmuan dhunshëm dhe barbarisht”- Erion Braçe flet për agresionin ndaj deputeteve: Protesta me elementë fashistë!  Liria politike është kushtetuese

Braçe zbulon debatet në mbledhje?! Deputeti i PS: M’u tha “do protagonizëm individual”…

October 8, 2026
“Berisha nuk është lider i gjithë opozitës”- Alibeaj: Me vizitën në SHBA fitoi vetëm bastin e tij personal! Drejton një parti të gjymtuar

“Reforma territoriale është elektorale!”, Alibeaj: Rama do bëjë sërish ndryshime, nga 46 në 30 bashki

October 8, 2026
Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

Tragjike në Itali! I riu shqiptar humb jetën gjatë prerjes së pemëve

October 8, 2026
Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

Harta e re Territoriale, Sara Mila: Na e ka kërkuar Europa, premtim i fushatës zgjedhore

October 8, 2026
Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

Berisha akuzon mazhorancën në Kuvend: Po asgjësoni 15 bashki për interesat tuaja korruptive

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com