Kryeministri Isa Mustafa pasi ka nënshkruar MSA-në, ka kërkuar nga zyrtarët e BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën. Ministri Çollaku në një prononcim për Express ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve në Zonën Schengen është mundësi reale.
Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, duke folur për Gazetën Express ka treguar se vendi ynë në Qershor ka dorëzuar raportin përfundimtar mbi zbatimin e kritereve për liberalizimin e vizave dhe sipas tij ky raport është pasuar me një mision fakt-mbledhës nga BE i cili ka konfirmuar përmbushjen e kritereve duke ofruar njëkohësisht edhe disa rekomandime për përmirësim te mëtutjeshëm.









