• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ministri Klosi: Banorët në hotele do jenë deri në prill, e gabuar të japim shifra të dëmeve

by Java News
02/12/2019 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur vendi ynë po përballet me momente ankthi dhe tensioni pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit, përveç viktimave në njerëz, ky fenomen la pa shtëpi qindra banorë. Pasi koha të venitë deri diku vuajtjet e këtyre banorëve, pyetja që shtrohet është se ku do të shkojnë ata që tashmë nuk e kanë një banesë?

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ pohoi se tashmë në hotele janë akomoduar rreth 3500 mijë qytetarë. Por sipas Klosit rëndësi primare ka jeta sociale e banorëve të prekur nga tërmeti. Mes të tjerash Klosi tha se akomodimi i qytetarëve në këto hotele do të jetë deri në muajin prill, pasi më pas nis puna për këta të fundit. Teksa u pyet në lidhje me shifrat e deritanishme nga dëmet e shkaktuara nga tërmeti, Klosi tha; “Do te jete e gabuar te japim shifra dhe do te jete e panevojshme te japim shifra te dëmeve tani për tani. Po behën të gjitha verifikimet. Jeta e njerëzve është prioriteti ynë kryesor”.

 

“Sot kemi 3400-3500 banorë në hotelet e Durrësit dhe Shëngjinit. Shpreh mirënjohje për këta hotelier, që kuptuan momentin. Për njerëzit e dëmtuar, ndodhi një gjë që se mendonin që do realizohej. Në 24 orë jeta e tyre mori disa ndjesia, e para që u goditën nga tërmeti, disa humbën familjaret, u gjetën në rrugë, në kampe dhe më pas u gjetën në hotele.

Sot që kemi shkuar në 3400 që them, shqetësimi më i madh tani është jeta sociale e këtyre njerëzve, janë banorë të traumatizuar dhe jo pushues në hotele. Jemi kujdesur shumë që të kenë shërbim dhe të jetojnë në komunitet. Do sigurojmë që për shumicë e tyre të nisë jeta, ata të fillojnë punën.

 

Pas 6 ditësh që ka ndodhur tërmeti, tashmë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, zoti Çuçi është caktuar nga qeveria për menaxhimin e situatës së krizës. Edhe në Lezhë është ngritur shtabi me drejtimin e zotit Lleshi. Pra po them që arritëm të krijonim një strukturë mbështetëse për problematikat e këtyre njerëzve. Ishte një presion shumë i madh në Durrës ku njerëzit kërkonin zgjidhje të drejtpërdrejta (U pyet per doreheqjen e Valbona Sakos). Drama është aty, njerëzit janë me kërkesa. Mendoni sikur ata 4 mijë njerëz të ishin nëpër kapmë. Ka një kosto administrative, Vendimi i Ministrave do të përcaktojnë një kosto.

Pra të gjitha këto për hotelet që janë nën menaxhim paguhen nga buxheti i shtetit. Nëse ata njerëz do të ishin në çadra, kampe, do të kushte një kosto shumë të madhe. Komisioni i menaxhimit vendosi që në këtë listë të përcaktuar me hotele, që të plotësonin kushte. Pra ishin hotele që rriheshin me numër të madh turistësh, pra kishin kapacitete. I falënderoj këto hotele dhe shoqatat e tyre. Nuk mund të mbajmë më shumë se 1 prill banorët në këto hotele. Pasi hotelet kanë bërë kontrata me turistët. Po diskutojmë skenarët, siç bëmë dje në Komitetin e Rindërtimit.

Do të përllogaritet fatura, që do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit. Do të jetë pjesë e ndihmës që do të marrim nga kjo punë që po bëhet për të alertuar miqtë e Shqipërisë. Ajo që u ndërtua dje, është ngritja e një komitetit të përbashkët, që do të administrojë paratë. Do te jete e gabuar te japim shifra dhe do te jete e panevojshme te japim shifra te dëmeve tani për tani. Po bëhen të gjitha verifikimet. Jeta e njerëzve është prioriteti ynë kryesor. Sigurimi i banesave për ta, ndihmë financiare, apo dhe pension të përjetshëm”, tha Klosi.

 

Next Post
Trofeu “Jashin” shkon atje ku duhet: Alison Beker meriton çmimin e madh!

Trofeu “Jashin” shkon atje ku duhet: Alison Beker meriton çmimin e madh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Lufta për pushtet është shkaku që ua nxijnë jetën qytetarëve?

November 9, 2026
Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

Kancelari Merz shpall Ilse Aigner si kandidate për presidente federale: Me të Gjermania fiton vlerë, karizëm, sharm dhe zemër!

November 9, 2026
Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

Begaj dhe Mattarella presin kryetarët e komunave arbëreshe në Quirinale: Arbëreshët, themeli i vëllazërisë shqiptaro-italiane

November 9, 2026
Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

Hapet në Makao forumi ndërkombëtar për shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë mes qytetërimeve 2026

November 9, 2026
U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

U shpall fajtor për akuzat e abuzimit seksual, aktori britanik Russell Brand dënohet me 10,5 vite burgim!

November 9, 2026
Media britanike: Ministrja Diella, projekt i përbashkët i Ramës dhe Tony Blair

Ankimuan ministren “Diella”, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e 39 deputetëve të Opozitës! PD kërkoi shfuqizimin e dekreteve

November 9, 2026
Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

Bisedimet në Abu Dhabi, Rusia: Çështjet e sigurisë janë në fokus, e mirëpresim qëndrimin e SHBA-ve!

November 9, 2026
Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

Buxheti 2027 nuk ndryshon, PD: Ekonomia në rënie! Ibrahimaj: E shihni gotën gjysmë bosh!

November 9, 2026
Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

Nis faza e dytë e Reformës Territoriale, Mazniku pas bojkotit të opozitës në Komision: Ftesa për PD-në është e hapur, t’i bashkohet procesit!

November 9, 2026
Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

Megatek, koha për të përfituar nga Gift Card! Bli më lirë deri më 22 nëntor!

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In