• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri izraelit, komandantit të Hamasit: Do të të ekzekutoj –

by Java News
28/09/2026 14:06
Ministri izraelit, komandantit të Hamasit: Do të të ekzekutoj -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Ministri i Sigurisë Kombëtare të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, i tha një komandanti të lartë të Hamasit, të burgosur në Izrael, se do të kërkonte ekzekutimin e tij nëse do të bëhej ministër i Mbrojtjes.

Ben-Gvir i tha Hassan Salama-s, një komandanti të lartë të krahut të armatosur të Hamasit, Brigadave Izz el-Deen al-Qassam, se dëshironte që ai të vritej dhe se do të urdhëronte ekzekutimin e tij.

“Kur isha djalë, protestoja kundër sulmeve me bomba që kryet në linjën 18 të autobusëve në Jerusalem, ku u vranë 48 njerëz. Ju vratë fëmijë, gra, burra dhe ushtarë gjithashtu, emrat e të cilëve ua kam vendosur fëmijëve të mi. Kur isha djalë, dola të protestoja, duke kërkuar që të merreshin masa ndaj njerëzve si ju. Sot e mbyll këtë cikël. Kur u rrita, këto janë kushtet në të cilat të kam vendosur, por ky nuk është fundi. Dua të të vras, do të të ekzekutoj. Një person që ka vrarë 48 ushtarë, gra, fëmijë dhe të moshuar duhet të vritet, duhet të vritet. Dhe kjo është përveç ferrit me të cilin do të përballesh. Po të them, ferr. Ndërsa ti mendon për virgjëreshat, do të shkosh në ferr, në ferr. Dhe unë do të jem ferri këtu. Atje lart do të jetë Zoti, Allahu, ndërsa unë do të jem përgjegjës për ferrin këtu. Dhe është mirë që do të kesh ferr këtu”, i thotë Ben-Gvir.

Pamjet e takimit u publikuan të dielën, më 27 shtator, por autoritetet nuk kanw dhwnw datwn e saktw se kur ka ndodhur kjy takim. Gjatë tij, Ben-Gvir mbante në jakë një distinktiv që paraqiste një lak litari.

Salama është akuzuar nga Izraeli se ka organizuar një seri sulmesh vetëvrasëse me bomba në vitin 1996, të kryera pas vrasjes nga Izraeli të Yahya Ayyash, ekspertit të Hamasit për prodhimin e bombave. Sulmet shkaktuan vdekjen e dhjetëra izraelitëve dhe plagosjen e qindra të tjerëve.

Salama, me origjinë nga Gaza, u dënua nga gjykatat izraelite me 48 dënime të përjetshme, plus 30 vite burg, duke marrë një nga dënimet më të gjata të dhëna ndaj një të burgosuri palestinez.

Izraeli ka vënë veton ndaj lirimit të Salama-s në marrëveshjet e mëparshme për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin. 

Next Post
Zelensky: Më shumë se 10,600 trupa ruse të vrarë dhe të plagosur brenda një jave, përparime në Lyman -

Zelensky: Më shumë se 10,600 trupa ruse të vrarë dhe të plagosur brenda një jave, përparime në Lyman -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com