• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri italian i Drejtësisë: Ekzistojnë kushtet për çeljen e negociatave (komenti për Tahirin)

by A R
12/12/2017 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri ka mbërritur për një vizitë zyrtare Ministri i italian i Drejtësisë Andrea Orlando. Gjatë ditës së sotme ai u takua me kryeminsitrin Rama dhe homologen Etilda Gjonaj, me të cilën nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën e gjyqësorit. Lidhur me çështjen negociatave, misnitri italian deklaroi se ekzistojnë të gjitha kushtet, por sipas tij do shihet progresi dhe rezultatet e reformës në drejtësi muajt në vijim.

“Ne mendojmë zgjedhjen që ka bërë Shqipëria për reforma ambicioze, dhe kjo përkon me ato hapa për çeljen e negociatave. Do të jetë shumë me rëndësi se çfarë rezultatesh do japë reforma brenda 6 muajve të parë të vitit që vjen. Nuk na takon ne të caktojmë një datë por ezksizotjnë të gjitha parakushtet për hapjen e këtij procesi”, deklaroi Orlando.

Ai zbuloi se së bashku me Gjonajn i kanë adresuar Komisionit Europian një letër të përbashkët pas nënshkrimit të memorandumit.

“Italia mbështet fuqimisht procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Besoj se ky memorandum shërben për t’i dhënë një mesazh të fortë Komisionit dhe organizame të tjerë të BE. Zbatimi i memorandumit do jetë shans për t’i dhënë llogari BE-së për përparimin që Shqiëpria do të bëjë muajt në vijim. Me zonjën ministre që na mirëpriti nga një delegacion që përbëhej vetëm nga gratë, do shkruajmë një letër të përbashkët që i adresohet Komisionit, sepse nuk ka të bëjë vetëm me vendet e tjera, por që ka të bëjë edhe me vëmendjen që i kushton Italia integrimit të vendeve të Ballkanit. Ne jemi shumë të interesuar të fillojmë me implementimin e marrëveshjes”, vijoi minsitri Orlando.

Ai u pyet edhe për çështjen Tahiri për të cilën nuk preferoi të japë ndonjë qëndirm, duke theksuar se i takon organeve të drjetësisë të hetojnë.

“Nuk komentoj aksionet e masgjistraurës italiane e aq më pak ato të drejtësisë shqiptare. Detyra jonë është të detyrojmë që informacionet mes magjistraturave të zhvillohen në mënyrë sa më të mirë, jo të gjykojmë në vend të gjyqtarëve apo të heotjmë në vend të prokurorëve. Nuk duhet të bëjmë detyrën e tyre”, deklaroi Orlando.

Nga ana e saj, ministrja Gjonaj theksoi vullnetin e palëkundur të qeverisë shqiptare për të çuar përpara Reformën në Drejtësi. “I jemi mirënjohës qeverisë së Italisë për mbështetjen që i ka ofruar Shqipërisë”, tha Gjonaj, ndërsa specifikoi se çfarë parashikon ky memorandum bashkëpunimi.

“Qeveria italiane ka dhënë kontribut edhe gjatë hartimit të reformës në drejtësi.  Ky memorandum, ajo që e konkretizon, është fusha e legjislacionit të paktës së tretë të reformës në drejtësi, avokatia, përmbarimi dhe jo vetëm, pasi duhet një bashkim forcash për zbatimin e reformës dhe ngritjen e institucioneve të reja pas Vettingut. Nevojitet edhe një bashkëpunim i ngushtë në aspektin e legjislacionit procedural dhe penal. Modelet që ne kemi për kodet, viijnë nga modelet e kodeve italiane. Për zbatimin e drejtësisë, marrëveshja përfshin bashkëpunim legjislativ dhe institucional, për drejtorinë e burgjeve me staf civil dhe jo policor si dhe shërbimi i provës. Marrëveshja parashikon ndihmë të ndërsjellë të gjyqësorit për rastet e ekstradimeve”, tha Gjonaj.

Next Post
Basha i përgjigjet Lu-së / “Turp të thuash: Mbani dhe ca kohë kriminelët”

Basha sfidon Lu dhe Ramën: Jo Kryeprokuror të përkohshëm, zgjidhja është Kushtetuta!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

FOTO / Sulm i rëndë me raketa iraniane në Tel Aviv, civilë të plagosur dhe ndërtesa të rrafshuara

March 24, 2026
Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

Doganat intensifikojnë kontrollet, zbulohen parregullsi në magazinat fiskale

March 24, 2026
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet destinacioni surprizë!

March 24, 2026
Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

Përse Italia është në një udhëkryq pas referendumit për shtypin ndërkombëtar

March 24, 2026
Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

Rrëzimi i aeroplanit ushtarak në Kolumbi, të paktën 66 të vdekur! Në bord ndodheshin…

March 24, 2026

Epërsia e PS-së brenda vendit: 335 mijë sot, 50 mijë më 2021

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In