• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri i Shëndetësisë në Austri jep dorëheqjen: I rraskapitur nga lufta me pandeminë, nuk jam 100% i aftë

by
13/04/2021 14:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Shëndetësisë i Austrisë, Rudolf Anschober, tha se jep dorëheqje nga pozita, pasi ndihet i rraskapitur nga lufta me pandeminë e koronavirusit.

“Në krizën më të rëndë shëndetësore në dekada, republika ka nevojë për një ministër të Shëndetësisë, i cili është 100% i aftë. Ky, aktualisht, nuk jam unë”, tha Anschober, duke përmendur problemet me presionin e gjakut.

“Kam marrë një punë shumë të bukur dhe sfiduese 15 muaj më parë. Më duket sikur nuk kanë kaluar 15 muaj, por 15 vjet”, tha ai në një deklaratë për mediat.

Anschober ka marrë detyrën në janar të vitit 2020, përpara se pandemia të godiste Austrinë.

Anschober, ish-gazetar, 60 vjeç, është një nga politikanët më popullorë të Austrisë, i njohur për shpjegimet e tij të gjata të sfidave të pandemisë.

Ai shpesh ka qenë zë i vetëm në qeveri kur ka kërkuar masa më të rrepta bllokimi, përballë numrit të lartë të infeksioneve me koronavirus.

Anschober tha të martën se nuk ka pasur asnjë ditë të plotë pushimi për më shumë se një vit – gjë që ka dëmtuar shëndetin e tij.

Austria, vend me 8.8 milionë banorë, ka regjistruar mbi 578,000 raste me koronavirus dhe mbi 9,700 viktima./REL

Next Post
Agjencia Amerikane e Barnave pezullon përkohësisht vaksinën e Johnson & Johnson

Agjencia Amerikane e Barnave pezullon përkohësisht vaksinën e Johnson & Johnson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

September 4, 2026
Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

Veliaj rimori kompetencat, punonjësit e Bashkisë në aksion edhe gjatë natës për mirëmbajtjen e kryeqytetit

September 4, 2026
Tragjedi në Itali! Rrëmbeu të dashurën dhe e futi në bagazh! Pasi erdhi policia u hodh nga ura bashkë me të

Tragjedi në Itali! Rrëmbeu të dashurën dhe e futi në bagazh! Pasi erdhi policia u hodh nga ura bashkë me të

September 4, 2026
Premtimi i Këlliçit do 8 mln në ditë/ Kandidati i Berishës deklaroi se do ta bëjë transportin urban falas për qytetarët

Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj shtesë kompensim 50 lekë për litër për naftën

September 4, 2026
Vijojnë çudirat nga PD! Këlliçi: Në administratë do punësojmë njerëz që kanë frikë nga Zoti

Pesë vjet pas “non grata”, Berisha në SHBA/ Këlliçi: Viza është me shumë hyrje-dalje, çfarë shkruhet në të

September 4, 2026
Mrekulli në Nepal, shpëtohen të gjallë dy punëtorë pas 9 ditësh në tunel

Mrekulli në Nepal, shpëtohen të gjallë dy punëtorë pas 9 ditësh në tunel

September 4, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

660 mijë të vendosur dhe 96 mijë anojnë nga PS; 330 mijë të vendosur dhe 73 mijë anojnë nga PD-ASHM

September 4, 2026
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-ve, Rama: Ditë e veçantë për shqiptarët, pavarësisht erërave kundër

Rama i kthehet Sandro Gozit pas akuzës për fyerje: Aludim i paturpshëm, kjo tregon se çfarë demokratësh jeni…

September 4, 2026
Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

Dita e sotme me alternime kthjellimesh, ja sa do shënojë termometri

September 4, 2026
Paralajmërimi i OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada -

Paralajmërimi i OKB: El Ninjo mund të jetë më i fuqishmi në dekada –

September 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com