• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i ri i Brendshëm Sandër Lleshi: Pse e pranova propozimin e Ramës!

by Java News
29/10/2018 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Sandër Lleshi, emri i propozuar nga kryeministri Edi Rama për ministër të Brendshëm është shprehur se ishte një ofertë e papritur për të. Duke shtuar, se e kishte marrë vesh propozimin vetëm 8 orë para mediave.

Përgjatë një interviste në Opinion, të hënën, Lleshi deklaroi se aktualisht është këshilltar për mbrojtjen i kryeministrit Edi Rama dhe mbi të gjitha ndan me të vizionin për Shqipërinë.

“Ishte një ofertë e papritur. E kam marrë vesh të premten në darkë. Tetë orë para jush. Unë s’kam pasur ambicie politike. Unë jam këshilltar i kryeministrit dhe ndaj shumë gjëra me të. Ishte një propozim që unë nuk mund ta kundërshtoja pasi ndaj shumë gjëra me të. Në fakt unë jam propozuar për ministër i Brendshëm, dhe jo kryepolic i Shqipërisë. Në fushën e sigurisë kombëtare jam i specializuar”, tha Lleshi.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka folur për dy paraardhësit e tij. Duke qenë se prej 5 vitesh ka qene në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Lleshi ka pranuar se pjesë e punës së tij ka qenë edhe bashkëpunimi me Ministrat e Brendshëm, konkretisht Tahiri dhe Xhafaj.

I pyetur se çfarë mendonte për ta, Sandër Lleshi ka heshtur për disa sekonda, ndërsa më pas u shpreh se nuk ishte përgatitur për këtë pyetje.

“Nuk  isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafa e mori Ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime”, shtoi.

Sandër Lleshi ka rrëfyer për herë të parë arsyen që e shtyu për të zgjedhë shkollën ushtarake në Tiranë.

Përgjatë një interviste me gazetarin, Blendi Fevziu, Lleshi tregoi se zgjedhja e parë e këtij profesioni erdhi për shkak të rënies në kontakt në klasën e 8-të, rreth 14-vjeç, me një revistë ushtarake.

Ai tha se në atë moment fantazia e fëmijës u zgjua dhe aty vendosi të ndjekë shkollën ushtarake. Lleshi tregoi se këtë dëshirë së pari e konsultoi me mësuesen e tij dhe pasta me prindërit. Sipas tij, jo vetëm mësuesja por edhe familjarët, i dolën kundër kësaj dëshire duke e vlerësuar si një zgjedhje të gabuar.

Ndërsa, më tej, tregon se në një rast të tillë fitoi fëmija.

“Në klasën e 8 rashë në kontakt me një revistë ushtarake. Fantazia e fëmijës u zgjua dhe vendosa të shkoj në shkollën ushtarake. Takova mësuesen time dhe i thashë se do shkoj në shkollën ushtarake. Mësuesja dhe familja më doli kundër që të mos shkoja në shkollën ushtarake. Por në këtë rast fitoj fëmija. Shkolla ushtarake ishte një shkollë spartane, e fortë dhe shumë ushtarake dhe fizike. Pastaj shkova në Akademinë Ushtarake dhe zgjodha një degë teknike, pra u specializova tek radarët”.

Mëngjesin e së shtunës, Kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Me një koment në Twitter, kreu i qeverisë konfirmoi se e pranoi dorëheqjen e ministrit, të cilin e falenderon për kontributin e çmuar.

Në vend të Xhafajt, Rama ka emëruar gjeneral Sandër Lleshin, emrin e të cilit ia ka dërguar menjëherë për dekretim Presidentit të Republikës.

ma.me

Next Post
Ligji i ri në Greqi për paratë, kontroll i rreptë për çdo transaksion mbi 1000 euro

Vrasja e ekstremistit të armatosur në Bularat, Parlamenti grek refuzon kërkesën për 1 minutë heshtje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com