Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha se është e papranueshme çdo përpjekje për të ndërhyrë drejtpërdrejt ose indirekt me aktorët e huaj (nga rajoni apo pjesa tjetër e botës) në krijimin e Qeverisë në Mal të Zi.
Në rrjetin social X, ish-Twitter, Milatoviç theksoi se mbledhja e 28-të e Kuvendit është pasqyrë e vullnetit të qytetarëve të Malit të Zi, të cilët sipas Kushtetutës janë bartës të sovranitetit.
“Pres që formimi i Qeverisë së 44-të të bazohet në vullnetin e shprehur lirshëm të qytetarëve në zgjedhjet e kaluara parlamentare, si dhe në prioritetet programore që do të mundësojnë anëtarësimin e përshpejtuar të Malit të Zi në BE, rritjen e standardit jetësor dhe ndërtimi i shtetit të së drejtës”, shkroi Milatoviç.
Ky reagim vjen pas deklaratës më të fundit të Ministrit të Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, i cili në një media serbe ka thënë: “Ato (Mali i Zi e Maqedonia e Veriut) mendojnë se janë në paktin e NATO-së dhe se me këtë i kanë zgjidhur problemet e tyre dhe se asgjë më nuk mund të ju ndodhë”.
Sipas ministrit serb, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë ndërhyrë në çështjet e brendshme të politikës serbe kur njohën shtetin e Kosovën, sa ky veprim ka për t’i goditur në kokë sikur që po goditet Ukraina.
“Ato kanë bërë një gabim që do t’i përndjek përsëri, ashtu siç po i ndjek të gjithë në rastin e Ukrainës, që e promovuan Kosovën si shtet të pavarur. Ato kanë hapur kutinë e Pandorës”, tha Vuçeviç.