• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës vizitë në Tiranë, Peleshi: Investime të përbashkëta në fushën e Mbrojtjes

by Java News
26/08/2021 16:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Lajmin e dhanë ministrat e vendeve të të shteteve gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Armend Mehaj në Tiranë, ku u prit me nderime nga homologu i tij Niko Peleshi.

Fillimisht zoti Peleshi e falenderoi ministrin Mehaj për ndihmën e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shuarjen e zjarreve gjatë këtij muaji në qarkun e Kukësit dhe më pas bëri publike ambiciet e dy shteteve për të rritur ndjeshëm bashkëpunimin mes forcave të armatosura. “Kemi biseduar edhe sot në vijim të bisedave dhe diskutimeve në vizitën zyrtare në maj të këtij viti, për një integrim sa më të madh dhe më intensiv në fushën e edukimit.

Ne kemi një projekt dhe një ambicie për të ridimensionuar Akademinë tonë të Forcave të Armatosura, për ta ngritur atë në një nivel tjetër. Për t’ju përqasur modeleve më të mira po orientohemi kryesisht nga modeli i Ëest Point në SHBA. Fjala kyçe e gjithë takimit të sotëm ka qenë fjala komplemetare, apo smart defense. Si në fushën e edukimit ashtu edhe në fushën e mirëmbajtjes së kapaciteteve tona, në fushën e inteligjencës, pa dyshim edhe në shumë fusha të tjera ka shumë vend për të kaluar në një qasje të re, në qasjen e komplementaritetit.

Thënë ndryshe e bashkimit të forcave, e ekonomizimit të forcave në mënyrë që të shmangim bërjen e së njëjtës gjë, e të njëjtit investim pa qenë e nevojshme për t’u zhvilluar në dy shtetet tona. Madje edhe më gjerë se kaq, jo vetëm Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ndërmjet vendeve të tjera të rajonit.”- u shpreh ministri Peleshi.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj dha detaje të tjera sa i përket bashkëpunimit në fushën e arsimimit ushtarak, si dhe konfirmoi bashkëpunimin për investimet e përbashkëta. “Kemi rënë dakord edhe me ministrin e Mbrojtjes që të rrisim bashkëpunimin sa i përket edukimit. Kosova të këtë edukimin e shkollës së mesme ushtarake dhe atë të shkollës së lartë ushtarake ta ketë Shqipëria. Sinkronizimi i edukimit të jetë brenda trojeve tona.

Ne folëm edhe për bashkëpunim më të ndërsjellë sa i përket pajisjeve ushtarake që në të ardhmen të mos jenë investime në të dyja anët ose në të gjithë rajonin njërën ta këtë Kosova, njërën ta ketë Shqipëria, tjetrën ta ketë Maqedonia ose Mali i Zi, që të jemi më të sinkronizuar dhe të bashkëpunojmë për t’i ardhur në ndihmë njëri – tjetrit nëse është nevoja ose nëse kërkohet mirëmbajtje.”- theksoi ministri Mehaj.

Gjithashtu, dy ministrat u zotuan që vizitat e ndërsjella të niveleve të larta të ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të bëhen shumë më të shpeshta./m.j

Next Post
Parakalime të gabuara me shpejtësi skëterrë/ Policia: Arrestohen 21 shoferë, pezullohen 68 leje drejtimi, gjobë për 2871 drejtues mjetesh

VIDEO/ Shoferë të dehur, me shpejtësi të lartë e pa patenta, policia bën bilancin e ndëshkimeve në 24 orët e fundit. Apeli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

Do punojnë për të tjerët, por nuk fitojnë gjë vetë! Me sa yje vlerëson Meri Shehu secilën shenjë

April 13, 2026
Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

Lorik Cana dekorohet me titullin “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”

April 13, 2026
Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

Begaj në Samitin e Diasporës: Jeni ambasadorët tanë në mbarë botën

April 13, 2026
VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

VIDEO! “Mirë se erdhët në shtëpi!” Begaj çel Samitin e Diasporës: Shiheni Shqipërinë si vendin ku mund të lini gjurmë

April 13, 2026
U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

U ankua se i pikonte tavani, policia bën zbulimin e papritur në shtëpinë e fqinjës

April 13, 2026
Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

Tensionet në Hormuz, Irani shpall gatishmërinë maksimale luftarake pas bllokadës së SHBA

April 13, 2026
Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In