• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm turk: Të marrim masa sa nuk është vonë, Shqipëria rrezikohet nga gylenistët

by A R
05/12/2017 12:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Republikës së Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka vizituar sot Shqipërinë në kuadër të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, ku ministri Çavuşoğlu është nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa”, ndërsa në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu, pas marrjes së çmimit ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, ku është ndalur në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë, mbështetjen e shtetit turk për Shqipërinë, si dhe në aktivitetet e organizatës terroriste FETO në botë, por edhe në Shqipëri. Ministri i Jashtëm i Turqisë, ka theksuar se Turqia pret mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër organizatës terroriste FETO.

“Jam shumë i lumtur që jam në këtë shtet të bukur me rastin ndarjes së çmimeve në shkencë dhe art. Edhe më parë kam marrë tituj të tillë nga universitet në botë, por të marr një çmim nga universiteti që mban këtë emër për mua është një ndjenjë shumë e veçantë.

Ne mundohemi të jemi shembull për gjithë botën me politikat tona. Ne po marrim masa për sigurinë dhe stabilitetin e vendeve të Ballkanit. Mundohemi që të jemi afër personave të grupeve, vurnerabël, t’i ndihmojë ato, duke filluar nga pjesa e papunësisë, problemet ekonomike.

Ju përcjell mesazhet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan. Një Shqipëri stabile do të thotë një Turqi e fortë. Shqipërinë ne e mbështesim dhe japim ndihmën tonë për Shqipërinë mike, që është anëtare e NATO-s. Ne në Shqipëri e ndjejmë veten tonë si në shtëpinë tonë”, theksoi kryediplomati i Turqisë.

Ai tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turqisë zhvillohen në fusha të ndryshme, si në fushën e arsimit, kulturës, ekonomisë, duke shtuar se mundohen për të rritur bashkëpunimet në të gjitha fushat.

“Do të punojmë së bashku për rritjen e marrëdhënieve nën çatinë e NATO-s. Një nga fushat e bashkëpunimit tonë është kultura dhe arsimi. Kultura shqiptare është pjesë e kulturës turke, ashtu sikurse kultura turke është pjesë e kulturës shqiptare.

Në Turqi jetojnë miliona shtetas që janë më origjinë shqiptare. Ne do të vazhdojmë të jemi pranë shqiptarëve me institucionet turke që veprojnë në Shqipëri, siç është TIKA.

Ne dëshirojmë që numri i studentëve shqiptarë që studiojnë në Turqi të shtohet.

Fondacioni Maarif që prej një viti që është themeluar ka filluar ta tregojë veten në fushën e arsimit.

Shtetet që kanë parë fytyrën e FETO-s, pas tentativës për grusht shteti, i kanë ndërprerë marrëdhëniet me këtë organizatë.

Maarif duke vepruar në këto shtete ose i ka blerë këto shkolla, i ka transferuar ose i ka marrë në dorëzim, në mënyrë që arsimi të jetë më i sigurtë. Në Kosovë këtë vit janë hapur dy shkolla nga Maarif”, u shpreh Çavuşoğlu.

Presim mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër FETO-s

Duke folur për tentativën për grusht shteti vitin e kaluar në Turqi, nga organizata terroriste FETO, Çavuşoğlu theksoi:

“FETO është mundur të jetë pjesë e shtetit tonë dhe kanë bombarduar parlamentin. Pse i them këta? Disa shtete kanë treguar përpjekje për t’i larguar këto struktura.

Ne do të luftojmë deri në fund me këtë organizatë terroriste, prandaj duam t’i shikojmë vendet afër nesh.

E dimë që institucionet e FETO-s kanë aktivitetet e tyre në Shqipëri, dhe shqiptarët u kanë besua atyre edukimin fëmijëve e tyre.

Pikëpyetja ime është. Pse futen në sistemin edukimit, marrin në shkollë nxënëse dhe fëmijë të një niveli elitë?

Pastaj vazhdojnë të futen në struktura siç kanë bërë në Turqi, si në drejtësi, polici, ushtri.

Atëherë duhet ta vlerësojmë shumë mirë që e njëjta situatë ekziston në Shqipëri, ku duhet të marrim masa konkrete tani që mos jetë vonë nesër.

Prandaj presim mbështetjen e Shqipërisë në luftën kundër kësaj organizate.

Populli turk do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve në çdo fushë.”

Në fund të ceremonisë organizuar nga Universitetit “Mehmet Akif Ersoy”, në bashkëpunim me Fondacionin Maarif dhe Universitetin e Tiranës, u ndanë çmimet “Mehmet Akif Ersoy” në Shkencë dhe Art, për personalitete në fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës. Përveç presidentit të Shqipërisë, në ceremoni mbajtën fjalime përshëndetëse edhe rektori i Universitetit “Mehmet Akif Ersoy”, Adem Korkmaz, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, si dhe të ftuar të tjerë.

Next Post
House of Cards do të vijojë xhirimet, por pa Kevin Spacey

House of Cards do të vijojë xhirimet, por pa Kevin Spacey

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

Rritja e çmimeve nga konflikti në Lindjen e Mesme, Gjermania ul taksën e karburantit për 2 muaj

April 13, 2026
Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

Ky është 47-vjeçari që humbi jetën në Fier, pasi tentoi të hynte për të vjedhur në një banesë

April 13, 2026
Raportet SHBA–Serbi, Vuçiç i pakënaqur: Prisja më shumë nga Trump! Akuza Shqipërisë e Kosovës!

Ç’po ndodh me shqiptarët në Preshevë? Si po i zbraz komunat Vuçiç dhe çfarë presin nga Tirana

April 13, 2026
SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

SHBA-të bllokadë porteve iraniane, Teherani: Po dëmtohet ekonomia globale

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

Rama: Opozita shqiptare, një lukuni që funksionon vetëm për të hedhur helm

April 13, 2026
Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

Pesë arsye pse Viktor Orbán i humbi zgjedhjet dhe çfarë e pret Hungarinë tani

April 13, 2026
Retorika VMRO-iste e veshur me Putinizëm, nuk mund të jetë alibi për rebelim të shqiptarëve

Reagim dhe dënim

April 13, 2026
Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

Rikthehet makthi i emigrantëve, 5 km radhë në Kapshticë

April 13, 2026
Gegnishtja në Parlament

Gegnishtja në Parlament

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In