• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm serb: Nuk e lejojmë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa luftë!

by
01/12/2022 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Iviça Daçiç ka deklaruar ditën e sotme se Beogradi nuk do ta lejonte anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa luftë, shkruajnë mediat serbe.

“Unë paralajmërova për kompleksitetin e çështjes së anëtarësimit të Prishtinës në Këshillin e Evropës dhe përmenda se anëtarësimi nuk do të kalojë pa luftë,”- tha Daçiç në deklaratën e tij të fortë për mediat serbe pas takimit me homologen e tij nga Islanda, vendi që pritet të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.
“Çështja e anëtarësimit të Prishtinës shkatërron të gjitha parimet që ne i përmbahemi kur bëhet fjalë për integritetin territorial të Ukrainës”, shtoi Daçiç

Kuptimi i ekzistencës së një organizate të tillë si OSBE-ja dalëngadalë po humbet, tha sot shefi i diplomacisë, i cili sot ka marrë pjesë në Këshillin e 29-të Ministror të OSBE-së në qytetin polak Lodz.

Daçiç vuri në pikëpyetje qëllimin e forumeve të tilla ndërkombëtare kur në to nuk marrin pjesë të gjithë përfaqësuesit, duke aluduar në faktin se Polonia  ndaloi ardhjen e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.

“OSBE-ja nuk është e njëjtë pa të gjitha vendet, nga Vankuveri në Vladivostok. Mendoj se ngadalë po e kalojmë kufirin e qëllimit të ekzistencës së një organizate të tillë, ku askush nuk dëgjon askënd dhe ku asnjë vendim nuk është i detyrueshëm. ku në fund të fundit nuk mund të merren vendime, sepse për këtë nevojitet konsensus. Është paralizë e plotë e punës së organizatave ndërkombëtare”, tha Daçiç.

/e.d

Next Post
”Më vrave…”/ Fjalët e fundit të Valdetes. Bashkëshorti e qëlloi pas shpine, thikën ia vuri në dorë të dukej si vetëvrasje. Sot…!

”Më vrave…”/ Fjalët e fundit të Valdetes. Bashkëshorti e qëlloi pas shpine, thikën ia vuri në dorë të dukej si vetëvrasje. Sot...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com