• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri i Jashtëm grek Kotzias sot në Tiranë, ja axhenda

by
15/07/2015 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm grek, Nikolaos Kotzias, zhvillon sot një vizitë zyrtare dy-ditore në Tiranë, ku do të takohet me krerë të lartë të shtetit.

Ditën e sotme e mërkurë, në orën 10:30-10:50 ministri grek Kotzias do të zhvillojë takim Téte a Téte me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe në orën 10:50- 11:30 do të zhvillohen bisedime bilaterale mes dy delegacioneve zyrtare.

Në orën 11:40- 12:00 do të zhvillohet Konferenca e përbashkët për shtyp e dy Ministrave të Jashtëm për të vijuar në orën 12:10-12:50 takimi i Kryeministrit Edi Rama me ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë. Më pas takimet e zotit Nikolaos Kotzias do të vijojnë në orën 14:40-15:20 me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta dhe në orën 15:30- 16:10 me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani. Në orën 16:20-17:00 Ministri i Jashtëm i Republikës së Greqisë, Nikolaos Kotzias do të zhvillojë një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Ditën e enjte, Ministri i Jashtëm i Republikës së Greqisë, Nikolaos Kotzias do të largohet nga Shqipëria.

Greqia është partner i rëndësishëm tregtar me Shqipërinë në volumin e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve. Kështu ndërsa u eksportuan drejt tregut grek në vitin 2009 mallra me një vlerë prej 55,03 milionë euro, në vitin 2014 ato kapën vlerën e 63.20 milionë euro dhe në periudhën Janar-Prill 2015 eksportet shqiptare arritën në vlerën e 21.21 milionë euro.

Në importet e mallrave greke në tregjet shqiptare vërehet rënie e tyre në 5 vitet e fundit. Nga 475.79 milionë euro mallra të importuara nga Greqia në vitin 2009, arritën vitin e kaluar në vlerën e 371.84 milionë euro dhe në përiudhën Janar -Prill sivjet, kapën vlerën 95.76 milionë euro.

Fluksi tregtar gjatë viteve 2009-2015 tregon luhatje në volumin e shkëmbimeve tregtare. Kështu nga 5.1% që zunë eksportet shqiptare drejt tregut grek, ato arritën në 3,5% në vitin 2014 dhe në 3,8% në 4 muajt e parë të vitit 2015. Ndërsa importet greke në vitin 2009 zunë 10.6% të mallrave ndaj totalit, në vitin 2014 arritën në 9.4% dhe në 4 muajt e parë sivjet, në 8.3%

Next Post

Ja 5 shenjat që na ndihmojnë për të dalluar kur dikush po na gënjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com