Ministri Grek i Punëve të Jashtme Nikolaos Kotzias do ta vizitojë sot Kosovën.
Kotzias fillimisht do zhvillojë një takim me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa e më pas do të takohet edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi.
Pas takimit me Thaçin, dy ministrat e jashtëm të dy vendeve do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Ndërsa, pasditen e sotme Nikolaos Kotzias do të vijë në Tiranë, pasi nesër pritet të zhvillojë takime me krerët e larë të politikës në vend.