• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm gjerman takon Ramën: Shqipëria ka shansin historik, reformat nuk janë të thjeshta

by Java News
10/03/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Kryediplomati gjerman theksoi se Shqipëria ka mundësinë e madhe historike t’i bashkohet BE-së.

“Në prag të proceseve zgjedhore, reformat nuk janë të thjeshta. Shumica e shqiptarëve dëshirojnë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm drejt BE. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet BE. Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe fqinjët e saj për paqen e stabilitetin. Për këtë, ju jeni një garant”, është shprehur  Gabriel.

Ndërsa kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen e Gjermanisë, sidomos për reformën në drejtësi.

“Falë mbështetjes jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë të jemi në lartësinë e sfidës për të filluar zbatimin e reformës me vettingun e gjyqtarëve e prokurorëve. Shqipëria, partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë të Gjermanisë me rajonin”, ka thënë z. Rama.

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka qenë dje një ndër të ftuarit për të diskutuar në një panel nga Fondacioni Friedrich Ebert në lidhje me zhvillimet në rajon dhe situatën politike në Shqipëri. Vetë Rama ka postuar disa foto nga aktiviteti i djeshëm në Berlin.  “Dje në Berlin i ftuar nga Fondacioni Friedrich Ebert si folës në ‘Eminent Lectures’ për Shqipërinë dhe vendosmërinë tonë në rrugën e reformave europianizuese, për negociatat dhe reformën në drejtësi; si edhe për zhvillimet në rajon e për nevojen që Europa ka për Ballkanin”, shkruan Rama.

ma.me

Next Post
Deklaratat e Greqisë për Himarën, MPJ: Tonet kërcënuese të papranueshme

MPJ përshëndet rizgjedhjen e Dondal Tusk, si President i Këshillit Europian të BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In