• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Jashtëm gjerman i vendosur: Duhet të hapen negociatat me Shqipërinë

by Java News
13/06/2019 16:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas gjatë një takimi me Gent Cakaj në Berlin rikonfirmoi se për Gjermaninë negociatat me Shqipërinë duhet të hapen për arsye strategjike në Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu vlerësoi rolin e vendit tonë në kryesimin e OSBE-së të cilën e cilësoi jo thjesht një sfidë, por një mundësi të madhe që ka vendi për të performuar në skenën ndërkombëtare.

Ministri i jashtëm gjerman siguroi ministrin në detyrë Cakaj për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë jo vetëm në aspektin bilateral por edhe në ambiciet e saj për lidership multilateral. Në këtë kuadër u ra dakord që agjenda të vijojë me intensitet të plotë.

Ministri në detyrë Cakaj informoi homologun gjerman mbi ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit të ndërmarra nga Qeveria shqiptare, si dhe përmbushjen plotësisht të tre kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian në qershorin e vitit 2018.

Kryediplomati shqiptar e vlerësoi si historike dhe të pa ndërmarrë nga ndonjë vend tjetër në rajon, zbatimin e reformës në drejtësi që sipas tij, ndodhet në fazën e fundit  të saj. “Vitin e kaluar Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme të BE-së mori vendim për hapjen e negociatave në 2019 dhe ne ishim të bindur se kjo nuk do të ishte një hapje automatike por e bazuar në një punë intensive për plotësimin e procesit të vetingut, krijimin e organeve të reja gjyqësore dhe dhënien e rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Raporti i Komisionit Evropian ka çertifikuar angazhimin e qeverisë shqiptare në plotësimin e këtyre kritereve nga pikëpamja teknike”, tha ministri në detyrë Cakaj./l.m

Next Post
Raporti për lirinë e medias, Meta flet për alarme dhe presione ndaj gazetarëve

Zbulohen emrat e 7 deputetëve që votuan kundër rezolutës për Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Me pranga në duar dhe këmbë, marshallët e SHBA-ve e ekstraduan me charter! Kush është Valentin Ftoni, që iu arratis drejtësisë për 25 vite

Me pranga në duar dhe këmbë, marshallët e SHBA-ve e ekstraduan me charter! Kush është Valentin Ftoni, që iu arratis drejtësisë për 25 vite

November 18, 2026
“Po e ha turpin me bukë”- Sali Berisha sulmon Dashnor Sulën: Për një rrogë të Ramës! Kënaqësia e tij është se…

“Po e ha turpin me bukë”- Sali Berisha sulmon Dashnor Sulën: Për një rrogë të Ramës! Kënaqësia e tij është se…

November 18, 2026
Demenca mund të zbulohet para se të shfaqen simptomat! Projekti premton revolucion në mjekësi

Demenca mund të zbulohet para se të shfaqen simptomat! Projekti premton revolucion në mjekësi

November 18, 2026
FOTO/ Kërkohej nga Italia për tentativë vrasjeje dhe plagosje, arrestohet në Ndroq 33-vjeçari, Interpoli nis procedurat e ekstradimit

Fier/ Kapet me kokainë gati për shitje, arrestohet 41-vjeçari i dënuar dy herë për narkotikë

November 18, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

IdentiTek sqaron ndryshimin në pasaporta: Nuk janë gabim në printim, por standard i ri ndërkombëtar

November 18, 2026
Kokainën e fshihnin në lëkurë kafshësh, SPAK mbyll hetimet për grupin që trafikonin drogë nga Amerika Latine, autorëve u komunikohet akuza

Nga pronat në bregdet te makinat luksoze | SPAK kërkon konfiskimin e 9.1 mln eurove të grupit kriminal

November 18, 2026
QKB: 1 755 biznese të reja në tetor, 16.5% me pjesëmarrje të kapitalit të huaj

QKB: 1 755 biznese të reja në tetor, 16.5% me pjesëmarrje të kapitalit të huaj

November 18, 2026
U fsheh në SHBA me tre identitete false, ekstradohet në Shqipëri Valentin Ftoni i dënuar me 50 vite burg

U fsheh në SHBA me tre identitete false, ekstradohet në Shqipëri Valentin Ftoni i dënuar me 50 vite burg

November 18, 2026
“Patenta me lekë dhe instruktorë të pakualifikuar”, eksperti: Autoshkollat mbajnë zero përgjegjësi!

“Patenta me lekë dhe instruktorë të pakualifikuar”, eksperti: Autoshkollat mbajnë zero përgjegjësi!

November 18, 2026
Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para Xi, tre liderët bëhen bashkë në Kinë para takimit historik

Trump dhe Putin shtrëngojnë duart para Xi, tre liderët bëhen bashkë në Kinë para takimit historik

November 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In