Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama dhe Komisionerin e Bashkimit Evropian se Shqipëria duhet të zbatojë reformat në gjyqësor dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit për të qenë anëtare me të drejta të plota në BE.
“Integrimi i Ballkani Perëndimor ka qenë proritet për Republikën çeke. Vendet e Balklkanit Perëndimor pritet të zotohen për vlerat evropiane. Ne mirëpresim harmonizimin e plotë të politikave të Jashtme të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Mirëpresim zotime për të kryer reformat e nevojshme për të përmbyllur këtë proces. Negociatat do të zhvillohen në bazë të një kuadri negociator të përgjithshëm. Shqipëria duhet të zbatojë reformat në gjyqësor, kundër krimit të organizuar dhe korruspionit. Ju uroj më të mirën në procesin e negociatave dhe jam i lumtur që kjo po ndodh. BE do të mbështesë Shqipërinë deri në anëtarësimin e plotë. ”, tha ai.
g.kosovari