Real Madridi ka lejuar transferimin e Cristiano Ronaldos për në Juventus, por tani Ministri i Financave të Spanjës ja ka bërë të qartë portugezit se edhe në Itali, po u bë një aktivizim i akuzës dhe ai do të arrestohet.
Ronaldo ka qenë i përfshirë në një betejë të gjatë me thesarin spanjoll me problemet për taksa, edhe pse ata kanë arritur një marrëveshje në qershor për këtë gjë. Jose Maria Mollinedo, sekretari i përgjithshëm në GESTHA, ka theksuar se transferimi i tij në Serie A nuk e ndryshon situatën e Ronaldos, transmeton GazetaExpress.
“Ronaldo ka nënshkruar me Juventusin por kjo nuk do të ndryshojë problemet e tij me thesarin, madje edhe në Itali nëse në aktivizojmë akuzën ai do të arrestohet”, ka shpjeguar ai në një intervistë për Europa Press.
“Avokatët e tij do të vazhdojnë ta mbrojnë në gjykatën spanjolle. Për këtë ka edhe një Gjykatë Europeane të Drejtësisë për çdo rast”.“Po ashtu është bërë e qartë për ish sulmuesin e Manchester United se që në momentin kur do të nënshkruajë me kampionët e Italisë ai duhet ta theksojë këtë rast për pagesën e taksave që ka bërë si një banorë që nuk është i Spanjës”, përgatiti ”GazetaExpress”. (b.an)