Ministri teknik i Drejtësisë, nga radhët e PD-së, Gazment Bardhi pezullon nga detyra sekretaren e përgjithshme të këtij institucioni, Juliana Hoxhën.
Juliana Hoxha mësohet se kandidon me Partinë Socialiste dhe është e 24-ta në listën e deputetëve në qarkun e Tiranës.
Në urdhrin e pezullimit, ministri i referohet Kushtetutës dhe thotë, se funksionarë të lartë të administratës duhet të heqin dorë nga detyra që kanë në rast se kandidojnë për deputetë. Edhe pse zonja në fjalë i është drejtuar KQZ-së me një shkresë ku kërkonte të tërhiqej nga gara, ky institucion nuk ia ka aprovuar dhe heqja dorë nga kandidimi nuk ka efekt./a.ç