• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Ministri i Drejtësisë, i ashpër me drejtorët e burgjeve: Të dënuarit më kanë dërguar ankesa në telefonin tim, ku e kanë gjetur celularin?

by Java News
06/05/2022 16:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka paralajmëruar për një reformë të thellë në burgje. Në një takim të zhvilluar sot, ministri thotë se “u përballa sy më sy me të gjithë drejtorët e IEVP, së bashku me shefat e policisë përkatëse, në një analizë të gjerë, të thellë dhe me shumë fakte edhe në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve”.

Ministri thekson se do të angazhohet personalisht për verifikimin “në çdo IEVP të të gjitha ankesave të ardhura nga vetë të dënuarit në celularin tim, duke nisur me pyetjen e parë se ku e kanë gjetur celularin për komunikim”.

“Paralajmërova për:
1) Kallëzime penale të zinxhirit drejtues, deri tek abuzuesit, për punonjësit që kanë neglizhuar kryerjen e detyrës pa arsye dhe janë lejuar për këtë.

2) Mbylljen e objekteve që shesin pranë IEVP, duke nisur shumë shpejt zbatimin e strategjisë si në të gjitha vendet perëndimore. Projekti pilot nis në tre ose katër IEVP menjëherë dhe më pas shtrihet në të gjitha IEVP.

3) Marrëdhëniet nepotike, komunikimin jo vetëm mes stafit, por edhe staf-persona në konflikt me ligjin, kujdesin e shtuar dhe rregullin për takimet pas heqjes së kufizimeve anti-covid, menaxhimin e banorëve të IEVP nëpërmjet fjalës e jo mjeteve shtrënguese”, thekson Manja në reagimin e tij në rrjetet sociale.

Reagimi i ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja

Nëse Ministrinë e Drejtësisë do e shihja si një piramidë, Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do ta vendosja si themel dhe gurët e bazës së saj.

Prandaj vëmendjen, prioritetet, por edhe kërkesën e llogarisë e kam disa fish më të lartë.

Sot u përballa sy më sy me të gjithë drejtorët e IEVP, së bashku me shefat e policisë përkatëse, në një analizë të gjerë, të thellë dhe me shumë fakte edhe në prani të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve dhe Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

Tërhoqa vëmendjen për:
1) Probleme të trashëguara, por në disa raste vërejta se problemi janë vetë drejtuesit dhe marrëdhëniet mes tyre.
2) Rishikimin urgjent të udhëzimeve, apo akteve të shumë e shumë viteve përpara, të cilat bien ndesh me vizionin tonë. Urdhërova ngritjen e një grupi pune për të punuar për kuadrin rregullator nënligjor dhe çdo akt të shihet në kuadër të rregullores së re.
3) Çdo gradim apo emërim nuk duhet të kalojë asnjë shkallë pa filtrin e pastërtisë së figurës.

Paralajmërova për:
1) Kallëzime penale të zinxhirit drejtues, deri tek abuzuesit, për punonjësit që kanë neglizhuar kryerjen e detyrës pa arsye dhe janë lejuar për këtë.

2) Mbylljen e objekteve që shesin pranë IEVP, duke nisur shumë shpejt zbatimin e strategjisë si në të gjitha vendet perëndimore. Projekti pilot nis në tre ose katër IEVP menjëherë dhe më pas shtrihet në të gjitha IEVP.

3) Marrëdhëniet nepotike, komunikimin jo vetëm mes stafit, por edhe staf-persona në konflikt me ligjin, kujdesin e shtuar dhe rregullin për takimet pas heqjes së kufizimeve anti-covid, menaxhimin e banorëve të IEVP nëpërmjet fjalës e jo mjeteve shtrënguese.

Premtova për:
1) Verifikimin në çdo IEVP personalisht të të gjitha ankesave të ardhura nga vetë të dënuarit në celularin tim, duke nisur me pyetjen e parë se ku e kanë gjetur celularin për komunikim.

2) Masterplanin e sistemit duke shkuar drejt mbylljes së disa IEVP dhe krijimit të strukturave të mëdha në përshtatje edhe me hartën e re gjyqësore.

3) Rikonceptimin e menaxhimit të burimeve njerëzore edhe në bazë të qendrave të banimit.

Dhashë afate për:
1) Zgjidhjen e problemit të uniformave, trajtimit financiar dhe trajtimit ushqimor për stafin.
2) Ngritjen e një policie burgjesh model, bazuar në sistemin e karrierës dhe gradave.
3) Trajtimin me prioritet maksimal të punësimit në IEVP në bashkëpunim me sistemin privat./m.j

Next Post
“Provokon” Putinin/ Zelensky i bën thirrje kancelarit gjeman të vizitojë Kievin më 9 maj, në “Ditën e Fitores” të Rusisë

"Provokon" Putinin/ Zelensky i bën thirrje kancelarit gjeman të vizitojë Kievin më 9 maj, në “Ditën e Fitores” të Rusisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In