Ministri i Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, është shprehur krenar që Serbia është shteti i vetëm në Evropë që s’i ka vendosur sanksione federatës ruse.
Vulin këto komente i bëri në takimin me ambasadorin rus në Beograd, Aleksander Bocan Kharchenko.
“Serbia kurrë s’do të bëhet pjesë e histerisë anti-Rusi që pasuria e shtetasve rusë dhe pasuria e federatës ruse vidhet njëjtë sikurse s’do t’i ndalojë mediat ruse e as s’do t’i përjashtojë fëmijët rusë nga shkollat dhe as fshirjen e shkrimtarëve e shkencëtarëve rusë nga librat shkollorë”, tha ai.
Vartësi i Vuçiqit tuje tha se Serbia është shtet i pavarur dhe që i zgjedh vet miqtë e saj.
“Serbia e udhëhequr nga presidenti Vuçiq është një shtet i pavarur dhe sovran që i zgjedh vet miqtë e saj. Serbia s’do të harrojë asnjëherë që Federata Ruse vendosi veton në Këshillin e Sigurimit në vitin 2015 pas një marrëveshje mes presidentëve Vucic e Putin që parandaloi miratimin e një rezolute sipas të cilës populli serb do të deklarohej se populli i parë gjenocidal në historinë e botës”, tha Vulin në takimin me ambasadorin rus.
Më tej, ministri i Brendshëm serb, shtoi se policia e Serbisë dhe Policia e Rusisë kanë një bashkëpunim të shkëlqyeshëm. Vulin që njihet për gjuhën e tij raciste ndaj shqiptarëve para pak ditësh ka bërë homazhe pranë bustit të Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviç./m.j