• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Delfini” i Berishës: Kush është Alibeaj?! S’ka negociata me ata që mbështetën Bashën, vunë kusht faljen vendoreve të 2023 Ramës

by Java News
22/03/2022 17:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PD, Flamur Noka ka folur mbi dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i partisë dhe hapat që do të ndërmerren më tej për bashkimin e partisë Demokratike.

Noka tha se negociatat nuk mund të bëheshin me grupin që mbështeste Bashën pasi këta të fundit kishin vënë si kusht që zgjedhjet lokale të ardhshme, t’i faleshin Edi Ramës dhe më pas të mbaheshin zgjedhje për kryetar partie.

Noka: Kush janë këta që flasin për bashkim. Kush është Enkelejd Alibeaj? Është thjesht një koleg, një deputet, siç është Flamur Noka sot. Pse? Sepse si Alibeaj si Brava janë shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit, ata dhe të gjithë kryesinë e emëruar nga Basha.

Do të thotë nga data 11 dhjetor është mandatuar Komisioni i Rithemelimit për të përfaqësuar PD-në. Që nga data 11 ata kanë qenë vetëm deputetë të PD dhe asgjë më shumë jo drejtues. Çfarë po bëjnë? Po vazhdojnë lojën e Bravës duke zvarritur procesin.

Komisioni i Rithemelimit do të vazhdojë riorganizimin. Ju them se sot në bazë nga data 6 mars e deri më tani ka një vërshim të pafund nga ana e demokratëve. Shuma shpejt do të shihni një tur të Sali Berishës dhe Komisionit për bashkimin e PD-së. Edhe deputetë të cilët kanë qenë neutralë apo mbështetës së Bashës tashmë kanë kërkuar që PD të bashkohet. Në fund Brava dhe 4 adjutantët e tij derën e kanë të hapur. Nëse duan të vijnë dhe të integrohen, por me kushtin që të mos mbajnë peng asgjë për interes të Edi Ramës.

Kush mund të shkelë kushtetutën dhe të ndalojë të drejtën kushtetuese të kandidimit të Berishës në krye të PD? Pra Berisha ka të drejtë të kandidojë. Ç’janë këto përralla që na i tregon Brava me deklaratët e tij? Thonë hajdeni ju por duhet të merrni leje tek Brava për të hyrë në bunker. Gjëja e parë është procesi i ç’bunkerizimit. Keni parë gjë një hap të tillë? Jo! Nxjerrin kokën atje dhe vendosin kushte ata që janë të mbaruar politikisht sepse janë minorancë absolute. Kjo është një çmenduri.

Ka negociata intensive mes komisionit të Rithemelimit dhe të deputetëve të PD dhe të drejtuesve të PD nëpër degë të ndryshme të vendit. Negociatë me pengjet nuk e di sesi mund të bëhet. Brava vetë i pesti, është peng. Me të gjithë deputetët e grupit parlamentar kemi negociata.

E dini sot se ku ishte Basha? Në zyrë. Po ai ka dhënë dorëheqje, nuk është më kryetar. Ky veprim është tallje. Ata na kanë vënë kusht, t’ja falim Ramës zgjedhjet lokale dhe më pas të bëjmë zgjedhje brenda partisë./m.j

Next Post
Greqi/ Projektligji i ri: Emigrantët shqiptarë me qëndrim prej 30 vitesh, do marrin pension të plotë. Syriza: Uleni në 20 vite

Greqi/ Projektligji i ri: Emigrantët shqiptarë me qëndrim prej 30 vitesh, do marrin pension të plotë. Syriza: Uleni në 20 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In