• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri i Brendshëm flet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët: Mos harroni që integrimi në BE ka përfitime dhe përgjegjësi!

by Java News
10/11/2023 16:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka komentuar marrëveshjen për emigrantët me shtetin fqinj, Italinë, një marrëveshje e cila sipas tij, ndonëse nuk e zgjidh këtë problem në Evropë, është një dëshmi solidariteti e Shqipërisë.

“Ne i jemi shumë mirënjohës Italisë për gjithë mbështetjen e kujdesjen, të mos harrojmë kurrë marsin 1991, korrikun e vitit 1991 kur qytetarët shqiptarë morën anijet e u nisën për një jetë më të mirë në Itali. Mikpritjen italiane, trajtimin, integrimin dhe sot shqiptarët janë një model i mirë i integrimit në Itali. Bëhet fjalë thjesht e vetëm që në rast se sot Italia përballet me një sfidë shumë të madhe të flukseve migratore, që vijnë nga veriu i Afrikës dhe kur sot në Itali janë me qindra qendra pritjeje, ndoshta mbi 3000. Një prej këtyre 3000, të vendoset në Shqipëri. Sot që flasim, në qendrat e pritjes janë mbi 80.000 dhe 3000 prej tyre të trajtohet procesi i aplikimit për azil”, u shpreh ministri.

Ai sqaroi më tek se asnjë prej migrantëve nuk do të qëndrojë në Shqipëri.

“Është e shkruar në marrëveshje, nuk do të rrijë asnjëri në Shqipëri. Ata do të vijnë me anije, do të akomodohen në atë Qendër Pritjeje, e cila është me të gjitha kushtet, që do të ndërtohet nga qeveria italiane. Përgjegjësia e ndërtimit, e kujdesjes, është e qeverisë italiane. Të vetmen përgjegjësi që e ndajnë me ne, por me pagesë, është që Policia e Shtetit e Shqipërisë, do të ruajë që asnjë të mos dalë në mënyrë të parregullt nga ajo qendër”, nënvizoi Balla.

Duke u ndalur në deklaratat skeptike të aktorëve të ndryshëm politikë, Balla, sqaroi se në fakt me integrimin në Bashkimin Evropian, duhet të mos harrojmë që Shqipëria nuk do të ketë vetëm përfitime, por edhe përgjegjësi.

“Natyrshëm që është një proces, se kam dëgjuar disa nga këta ‘profesorët’ e mëdhenj që dalin e thonë pastaj se kjo bie në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Unë mendoj që duhet trajtuar me kujdes. Është një marrëveshje ndërmjet dy qeverive. Natyrshëm që do të kalojë edhe në procedurë të ratifikimit në Kuvend. Kam dëgjuar ca ‘profesorë’ të mëdhenj që thonë, po ku është “plotfuqishmëria”?!

Prandaj ju lutem, Shqipëria ka qenë gjithmonë pranë Italisë, sikurse ka qenë dhjetëra herë Italia pranë Shqipërisë, kur ne kemi pasur ditë të vështira, qoftë në 1991, me misionet e mbështetjes dhe ndihmës italiane, qoftë në vitin 1997. Natyrshëm që sot Italia përballet me një sfidë dhe Shqipëria po jep një shembull solidariteti. Ne nuk e zgjidhim dot hallin! Ju thashë, shifrat janë të tilla, pra nga 3000 qendra, 1 do të jetë në Shqipëri. Nuk është se po zgjidhim një hall, por po japim shembullin e solidaritetit, i cili nuk ka munguar. Mos harroni, para 3 vitesh, në prill 2020, në kohën e Covid-it, Shqipëria, edhe pse kishte vështirësitë e veta, një numër prej 50 infermierësh dhe mjekësh u dërguan në Itali për të mbështetur popullin italian dhe qeverinë italiane në kuadër të nevojave që ata kishin për mjekë e infermierë. Po ashtu, në këtë sfidë që ka Italia, ne po japim një përqindje të vogël mbështetje, për të treguar solidaritetin tonë në përballjen me këtë dhe mos harroni që Europa sot ka një sfidë shumë të madhe në përballjen me migracionin.

Natyrshëm si një vend që duam të anëtarësohemi në BE, dhe anëtarësimi nuk ka vetëm përfitime, pra duam të marrim fonde nga BE, por ka edhe përgjegjësi, solidaritet. Përgjegjësinë e solidaritetin kjo qeveri e ka pasur edhe vijon ta ketë si pjesë të qasjes së vet”, theksoi ministri i Brendshëm./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentoi të vrasë kushëririn e tij, arrestohet pas një viti në kërkim 32-vjeçari

I prenë rrugën dhe tentuan ta rrëmbenin pas konfliktit, arrestohen xhaxha dhe nip në Kukës, ishin në kërkim!

November 24, 2026
Postblloqet policore për kontrollin e alkoolit të shoferëve

Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike

November 24, 2026
E vranë në oborrin e banesës, Policia reagon për atentatin në familjen Hasani, gjendet e djegur makina e autorëve

DETAJET/ Atentati me dy të vrarë në Fier, autorët përdorën uniforma policie dhe dron për të vëzhguar “Sel Çamin”! Ekzekutimi u bë me pistoleta me silenciator

November 24, 2026
Papa Françesku paralajmëron liderët botërorë për rreziqet nga inteligjenca artificiale

Dëshmia tronditëse nga ditari i Papa Françeskut, zbulohet në librin e ri: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri!

November 24, 2026
Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

Ish-kandidati i Bashkisë së Himarës sërish në dyert e SPAK, Petro Gjikuria paraqitet për të dorëzuar…!

November 24, 2026
Arrestimi i Erzen Breçanit, në pranga edhe djali i tij. Akuzat: Trafik droge, vrasje, pastrim parash…!

I pandehur për dy akuza, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin! Reagon ish-zyrtari i Policisë: Drejtësia u vu në vend!

November 24, 2026
Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

Tensionet në rritje, alarm për sulme ajrore nga Rusia! NATO vendos avionët përgjues “Awacs” në Poloni

November 24, 2026
Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

Xhaxha dhe nip u ekzekutuan dje gjatë atentatit në Fier, përcillen sot në banesën e fundit Selami dhe Jakup Hasani! Policia në kërkim të autorëve

November 24, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Lufta/ Kancelari Merz: Europa është e gatshme të negociojë me Rusinë, bisedimet mund të zhvillohen sërish në Abu Dhabi!

November 24, 2026
Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

Progres-Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat që kërkoi PD, ja kur do mbahet seanca!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In