• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Hoxha: Rama nuk ka asnjë aleancë me Serbinë, por vetëm interesa

by A R
10/04/2026 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Rama nuk ka asnjë aleancë, as me Serbinë dhe me askënd, por vetëm interesa. Këtë përgjigje i dha gazetares së A2 CNN Fjorela Beleshi, ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, kur u pyet se a po përdor qeveria shqiptare çdo mekanizëm për integrimin duke mërzitur Kosovën, pasi Vuçiç dhe Rama bashkuan penën në Berlin.

“Kryeministri nuk ka asnjë aleancë, as me Serbinë, as me askënd. Ne kemi interesa dhe interesat mbrohen duke dialoguar dhe me ata që jemi diametralisht të kundërt, siç është qëndrimi ynë për Kosovën, krahasuar me atë që ka Serbia. Në diplomaci ne negiociojmë, ulemi. Kur diplomacia vdes kanë hyrë mjete të tjera. Dhe fakti që bashkëpunojmë në nivel rajonal ku të gjitha palët shohin atë që u intereson, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Natyrisht do të flasim me serbët. Nëse biem dakord aq më mirë, nëse jo do të takohemi sërish për të tentuar. Ka vetëm interesa që na detyrojnë të jemi sa më të qartë e bashkëpunues për të mbrojtur interesat tona”.

Në vijim të përgjigjes së tij kryediplomati theksoi se marrëdhëniet me Serbinë ngjallin emocione, por kjo sipas tij mund të çojë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Sipas tij njohja reciproke e dy vendeve do të heqë pengesën e fundit në mënyrë që rajoni si një i tërë të avancojë në BE.

“Marrëdhëniet me Serbinë ngjallin emocione të caktuar, në vend e Kosovë dhe nuk ka asnjë çudi, por asnjëherë nuk shoh të reflektuar gjëkundi që fakti që Shqipëria mundohet te ndërtojë marrëdhëniet e veta me Serbinë kjo mund të çojë ujë në normalizimin e marrëdhënieve Serbi- Kosovë në arritjen për ta njohur njëri tjetrin për ta hequr këtë element që është ende pengesë në mënyrë që i tërë rajoni të avancojë drejt familjes europiane. E duan të gjithë këtë. Por do jetë e vështirë nëse nuk zgjidhet kjo çështje e fundit që është dakordësia finale që Kosova është shtet sovran dhe i pavarur dhe i denjë për familjen europiane”.

Ai tha se janë “rreth 70 nisma të ndryshme ku janë vendet e Ballkanit Perëndimor. Dhe kur fola për bashkëpunim rajonal thashë qasjen tonë. Ne jemi vend që investojmë në bashkëpunim në marr e mira e fqinjësinë e mirë duke bërë maksimumin dhe duke mbrojtur interesat tona”.

Next Post
Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Policia dhe ARRSH nisin operacionin për “korridoret e gjelbra”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

Munguan avokatët e Arben Ahmetajt, shtyhet seanca në GJKKO

April 10, 2026
Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

Delegacionet e Iranit dhe SHBA drejt bisedimeve në Pakistan, masa të forta sigurie në Islamabad

April 10, 2026
Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

Presidenti Begaj pret Gjeneralin italian: Partneritet strategjik në mbrojtje dhe siguri

April 10, 2026
Zgjedhjet/ Shehi: Populli është lodhur me të njëjtët personazhe, sot fushatat bëhen me LED, balerina e show!

Shehi: Reforma në drejtësi u miratua me presionin ndërkombëtar, ka trembur politikanët

April 10, 2026
“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

“Nuk na pret bota sa të mbarojmë kafen e mëngjesit”, Hoxha: S’na duhet mediokritet në shërbimin e jashtëm

April 10, 2026
EMRI/Kamioni bie në humnerë në Gramsh, policia jep informacion zyrtar: Viktimë një 43-vjeçare! Dy të plagosur në spital

Punonjësi ra në kontakt me rrymën elektrike dhe ndërroi jetë, arrestohet administratori i lokalit

April 10, 2026
Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

Malaj me bizneset e turizmit në Berat: Fokus deklarimi real i pagave, formalizim i sektorit

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In