• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Hasani në Këshillin e Sigurimit: Shqipëria rithekson mbështetjen për Palestinën e Izraelin. Civilët të…!

by Java News
24/10/2023 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri Hasani në Këshillin e Sigurimit: Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka folur ditën e sotme në Këshillin e Sigurimit. Në Këshill u zhvillua një debat i nivelit të lartë për situatën në Lindje e Mesme.

Në takim, ishte edhe sekretari Amerikan i shtetti si edhe ministrat e Jashtëm të Izraelit dhe Palestinës.

“Shqipëria mbështet Izraelin në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje. Ne besojmë se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e Izraelit.

Duhet marrë çdo masë paraprake për të mos dëmtuar civilët. Hamasi priste që bota të kthehej kundër Izraelit, ne nuk duhet të mashtrohemi.

Shqipëria dënon çdo legjitimim apo glorifikim të sulmeve terroriste. Qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët, veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë ata

Palestinezët duhet të jenë të parët që kundërshtojnë aktet e tmerrit. Hamasi po ua mohon atyre të tashmen, po u vjedh të ardhmen. Ne jemi të shqetësuar nga një rritje e frikshme e ndjenjave antisemite

Nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë thirrjeve që vijnë nga narrativa naziste. Duhet të reagojmë kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e përçarjes dhe diskriminimit.

Situata humanitare në Gaza është dramatike. Dënojmë sulmin në spitalin Al-Ahli dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë për përgjegjësisë. Mirëpresim marrëveshjet për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza. Nevojat janë shumë herë më të larta, por përpjekjet duhet të vazhdojnë. Ndihma humanitare për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa.

Mirëpresim lirimin e pengjeve nëpërmjet asistencës. Të shmanget përhapja e konfliktit që do të tensiononte të gjithë Lindjen e Mesme. Dënojmë sulmet e Hezbollahut mbi Izraelin, bëjmë thirrje që të përmbahen nga veprimet e paprovokuara. Retorika provokuese nuk ndihmon, të përcjellim mesazhe kujdesi dhe përgjegjësie.  Izraeli ka nevojë për siguri dhe meriton siguri

Palestinezët kanë nevojë dhe e meritojnë shtetin e tyre.  Çështja e Palestinës nuk duhet të vazhdojë të mbetet një punë e papërfunduar. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dyja kombet, për të dyja shtetet. Shqipëria mbështet projekt-rezolutën e SHBA-ve, që trajton të gjitha çështjet përkatëse”, tha ndër të tjera Hasani.

Fjala e plotë e ministrit Hasani:

Ngjarjet e tmerrshme të 7 tetorit, përbëjnë sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.

Shqipëria mbështet Izraelin – si çdo komb tjetër të sulmuar – në të drejtën e tij legjitime për vetëmbrojtje, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Në momente të tilla kaq të vështira dhe përcaktuese, Izraeli dhe populli i tij kanë nevojë për mbështetjen e komunitetit të kombeve të lira, për t’iu përgjigjur terroristëve që kanë kryer krime të tmerrshme dhe vazhdojnë të vënë në pikëpyetje të drejtën e këtij shteti për të ekzistuar.

Ne besojmë plotësisht se ekziston një mënyrë për të garantuar sigurinë e Izraelit dhe mbrojtjen e civilëve të pafajshëm. Jetët e pafajshme janë njësoj të rëndësishme, qofshin ato izraelite apo palestineze. Është kjo arsyeja pse duhet marrë çdo masë paraprake për të mos dëmtuar ata që nuk e meritojnë, ata të cilëve jeta u është vënë në rrezik nga Hamasi dhe terroristët apo ekstremistët e tjerë.

Hamasi dhe udhëheqësit e tij të cilët jetojnë një jetë komode jashtë Gazës dhe mbështetësit e tyre, e dinin shumë mirë se çfarë po bënin kur lëshuan ‘arsenalin’ e tyre për të vrarë, djegur, masakruar dhe rrëmbyer këdo që mundnin. Ata shpresuan se do të shkaktonin një përgjigje masive nga Izraeli, duke e ditur shumë mirë se civilët do të ishin viktima.

Shpresa dhe një fitore e tyre eventuale, fitorja e tyre do të ishte që bota të kthehej kundër Izraelit.

Ne nuk duhet të mashtrohemi. Ka vetëm një palë që po gëzon me çka po ndodh. Është vendi i njohur si sponsorizues i terrorizmit, në Gaza, në Bregun Perëndimor, në Jemen, në Liban, në Siri, kudo që të munden. Është vendi që njihet botërisht dhe vazhdon të destabilizojë të gjithë Lindjen e Mesme

Zoti President,

Shqipëria dënon çdo legjitimim dhe glorifikim të sulmeve terroriste.

Është e qartë si  kristali, se qëllimi i Hamasit nuk është të mbrojë palestinezët. Veprimet e tyre nuk i përfaqësojnë ata. Prandaj, ka ardhur koha që të gjithë palestinezët të kuptojnë se e drejta e tyre për vetëvendosje, ëndrra e tyre për shtetësi, aspiratat e tyre për një jetë më të mirë, në siguri dhe dinjitet, nuk do të realizohen kurrë me Hamasin dhe të ngjashmit e tij. Palestinezët duhet të jenë të parët që kundërshtojnë aktet e tmerrit, të jenë kundër të papranueshmes dhe të pajustifikueshmes.

Hamasi po ua mohon atyre të tashmen; po u vjedh të ardhmen e tyre.

Zoti President,

Zhvillimet në Lindjen e Mesme kanë pasur gjithmonë jehonë në mbarë botën. Ato çlirojnë emocione të forta.

Ne jemi të shqetësuar nga një rritje e frikshme e ndjenjave antisemite, të nxitura nga urrejtja, keqinformimi dhe keqinterpretimi në nivele shumë të rrezikshme, veçanërisht përmes mediave sociale. Antisemitizmi nuk është zhdukur kurrë, por ajo që shohim sot është thjesht e papranueshme. Ne nuk duhet të qëndrojmë indiferentë përballë thirrjeve dhe sjelljeve që vijnë nga narrativa naziste. Ne nuk duhet të lejojmë që struktura e shoqërive tona të copëtohet nga keqinterpretimet, nga gjuha e urrejtjes, nga diskriminimi dhe nga ringjallja e sjelljeve çnjerëzore që kanë prodhuar një ndër momentet më të errëta të historisë njerëzore.

Kemi thënë “kurrë më”, por duhet të ruajmë vigjilencën, të reagojmë, të luftojmë për të, kundër të gjithë atyre që ndezin flakët e përçarjes dhe diskriminimit.

Të  nderuar anëtarë të Këshillit të Sigurimit,

Siç kemi dëgjuar, situata humanitare në Gaza është dramatike.

Ne dënojmë sulmin në spitalin Al-Ahli, që ndodhi të martën e kaluar dhe bëjmë thirrje për hetim të plotë të atyre që janë përgjegjës për një akt të tillë. Ne mirëpresim marrëveshjet e bëra deri më tani për kalimin e autokolonave humanitare në Gaza, me ujë, ushqim dhe furnizime mjekësore. Megjithëse nevojiten shumë më tepër për të plotësuar nevojat, përpjekjet duhet të vazhdojnë dhe diplomacia duhet të mbizotërojë gjithmonë. Ne përgëzojmë Egjiptin, Shteteve të Bashkuara, Izraelin dhe Sekretarin e Përgjithshëm, për përpjekjet në këtë drejtim. Ndihma humanitare për civilët duhet të vazhdojë pa pengesa për të gjithë ata që kanë nevojë, duhet të sigurohet karburanti dhe rivendosja e energjisë elektrike. Rrjedha normale dhe e papenguar e ndihmës humanitare duhet të garantohet nëpërmjet pauzave humanitare.

Ne mirëpresim lirimin e pengjeve dhe çdo përpjekje në këtë drejtim meriton të vlerësohet. Në radhë të parë, civilët nuk duhet të ishin rrëmbyer asnjëherë dhe të gjithë duhet të lirohen pa kushte.

E fundit, por aspak, më pak e rëndësishmja, duhet bërë gjithçka për të shmangur një përhapje të konfliktit që do të tensiononte të gjithë Lindjen e Mesme. Ne dënojmë sulmet e Hezbollahut mbi Izraelin dhe i bëjmë thirrje që të përmbahen nga veprimet e paprovokuara si dhe të respektojnë plotësisht Rezolutën 1706 të KS të OKB-së.

Retorika provokuese, kërcënuese dhe nxitëse, nuk ndihmon. Është koha për të vepruar me pjekuri, të përcjellim mesazhe kujdesi dhe përgjegjësie.

Izraeli ka nevojë për siguri dhe meriton siguri; Palestinezët kanë nevojë dhe e meritojnë shtetin e tyre.

Çështja e Palestinës nuk duhet të vazhdojë të mbetet një punë e papërfunduar, që helmon diskursin ndërkombëtare dhe që shërben si një pretekst i rremë për ekstremistët dhe terroristët që e përdorin atë për qëllime dhe përfitime të tjera.

Është urgjente rikthimi i një perspektivë për të ardhmen. Shqipëria rithekson mbështetjen e saj për të dy popujt, për të dy shtetet; për një Palestinë demokratike dhe të qëndrueshme dhe një Izrael të sigurt duke jetuar krah për krah në paqe dhe siguri dhe në njohje të plotë, të ndërsjellë, me popujt e tyre që gëzojnë njësoj të drejta dhe dinjitet.

Në përfundim, dua të shpreh mbështetjen e Shqipërisë për projekt-rezolutën të SHBA-ve, që trajton të gjitha çështjet përkatëse thelbësore, për të cilat shpresojmë që Këshilli i Sigurimit të përcjellë një qëndrim të unifikuar./m.j

Next Post

Gjikondi: Berisha, qenie politike hipokrite. Ai i njeh detyrimet e veta. Po përdor selinë e PD për deklarata familjare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

Ndalohen sportistet transgjinore në garat olimpike për femra, vendimi mbështetet nga Trump

March 27, 2026
Arrestimi i Maduros, BBC ndalon përdorimin e fjalës “rrëmbim”

Gjyqi i Maduros në SHBA/ Prokurorët : Ish-presidenti “plaçkiti” pasurinë e Venezuelës

March 27, 2026
Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

Ibrahimaj: Rritje ekonomike me 3.8%, ja sektori që ‘dhuron’ më shumë

March 27, 2026
Ibrahimaj: Ekonomia shqiptare u rrit 3.75%, më e lartë se mesatarja e BE-së

“Pas naftës do monitorojmë edhe çmimet e shportës së konsumit”, Ibrahimaj: Bordi do funksionojë deri kur…

March 27, 2026
Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

Moti i keq në juglindje, probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona

March 27, 2026
Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

Ish-konkurrentja e “Përputhen”: Nuk më pëlqejnë më çunat e Kolumbisë, jam në njohje me dikë nga Dubai!

March 27, 2026
Shkelje pafund në rrugët e Tiranës, mijëra shoferë të gjobitur dhe 16 të arrestuar në një javë

Shtohen rastet në Durrës, shoferët nën efektin e drogës në timon, bien një nga një në pranga

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In