• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri grek i Mbrojtjes: Shtojmë forcat ushtarake në kufi me Shqipërinë

by
08/06/2015 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri grek i Mbrojtjes dhe njëkohësisht kreu i partisë së djathtë të koalicionit qeveritar “Grekët e Pavarur”, Panos Kamenos, i është rikthyer debatit dhe tensionit me Tiranën zyrtare për çështjen e kufirit detar.

Gjatë një vizite të tij në disa prej pikave kufitare të Greqisë me Shqipërinë, Kamenos theksoi se “sovraniteti i vendit nuk negociohet dhe askush nuk mund ta negociojë, edhe nëse bëhet fjalë për kërcënim ekonomik apo kërcënim te jashtëm”.

“Greqia as nuk frikësohet dhe as nuk ka për të dhënë një milimetër të tokës, ajrit dhe detit të saj”, u shpreh Kamenos.

Më tej, a tha se Greqia se do të rihapë të gjitha postat ushtarake dhe do të riforcojë ushtrinë përgjatë kufirit shqiptaro-grek.

“Jemi duke bërë një planifikim të ri të zonës, ndërsa ristrukturimi i ushtrisë do të bëhet i ditur së shpejti. Në verë, në kuadrin e këtij planifikimi që po bëhet dhe në bazë të urdhërave që janë dhënë nga unë dhe nga kreu i përgjithshëm i ushtrisë, do të rritet më tepër numri i rekrutëve në rajon. Do të ketë posta të reja, njësi komando që do të bëjnë lojëra ushtarake në zonë dhe helikopterë që duke vepruar mbi këtë rajon të vendit do t’u japin banorëve ndjenjën e sigurisë”, ka deklaruar ai

CG5vZlZWgAEL-o7

Kamenos u ka bërë thirrje të rinjve grekë që kanë braktisur këto zona të rikthehen dhe të gjallërojnë sektorin e bujqësisë dhe blegtorisë.

Edhe qeveria e kaluar e kryeministrit Samaras kishte deklaruar një vit e gjysmë më parë se do të hapte shumë prej postave ushtarake dhe pikave të vrojtimit duke monitoruar një vijë prej afro 600 km të kufirit midis dy vendeve, por me thellimin e krizës ky ristrukturim nuk u përfundua.

Ministri Kamenos dhe partia e tij e djathtë njihen për pozicionime të kundërta me radikalët me të cilët bashkëqeverisin, përsa u përket çështjeve të emigracionit, por edhe marrëdhënieve me Turqinë dhe fqinjët e tjerë të Greqisë.

CG5wNjHW8AAyQu9 CG58forUAAAD80e

Next Post

FIFA / "Tsunami" vazhdon. Rusia dhe Katari mund t’i humbasin Botërorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com