• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Gonxhja publikon bilancin 7-mujor të IKTK-së: Rritje e investimeve dhe 19 site të reja arkeologjike të zbuluara

by A. Q
29/08/2026 11:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar rezultatet e 7-mujorit të vitit 2026 për Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore (IKTK), duke evidentuar një rritje të aktivitetit në fushën e mbrojtjes, dokumentimit dhe studimit të trashëgimisë kulturore.

Sipas të dhënave të bëra publike nga ministri, gjatë kësaj periudhe janë shënuar rritje të të ardhurave dhe investimeve në pasuritë kulturore, si dhe është zgjeruar numri i projekteve të restaurimit, konservimit dhe ndërhyrjeve arkeologjike.

Një prej rezultateve të veçanta është zbulimi i 19 siteve të reja arkeologjike në zona të ndryshme të territorit shqiptar, duke shtuar njohuritë mbi pasurinë dhe historinë arkeologjike të vendit.

Në fokus kanë qenë edhe gërmimet arkeologjike në Lushnjë, të cilat janë rikthyer pas më shumë se 25 vitesh. Sipas Gonxhes, ndërhyrjet në zonat e Zgjanës dhe Murrizë–Peqin kanë sjellë zbulime të rëndësishme arkeologjike.

“7 muaj me rritje të ndjeshme të aktivitetit të IKTK-së, më shumë investime, projekte dhe prani në terren për mbrojtjen dhe dokumentimin e trashëgimisë kulturore”, thekson ministri.

Next Post
VIDEO/ Rusia sulmon Ukrainën me dronë, shpërthime në një depo me eksplozivë pranë Kievit!

Ukraina sulmon me dronë frontin rus, 4 të vdekur dhe shumë të plagosur në Sevastopol dhe Belgorod!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com