• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Gonxhja: Firmoset udhëzimi për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Artit në hapësirat publike! Ja si funksionon

by A. Q
18/08/2026 16:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhja, ka ndarë sot një lajm të rëndësishëm, ku ka firmosur udhëzimin për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Artit për hapësirat publike.

Me anë të një postimi ai ka bërë me dije nëpërmjet sqarimit dhe masat apo hapat e ndërmarrë dhe mënyrën se si do funksionojë.

“Arti publik nuk mund të jetë më rezultat i improvizimit, nismave të rastësishme apo ndërhyrjeve pa kriter në hapësirat që i përkasin të gjithëve”, shprehet ministri mes të tjerash.

Si funksionon?

“Çdo subjekt publik apo privat paraqet kërkesën pranë bashkisë ku propozohet vendosja e veprës. Bashkia shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin dhe, pas vlerësimit paraprak, ia përcjell propozimin Ministrisë përgjegjëse për kulturën, përmes Sekretariatit Teknik. Komisioni Shtetëror e vlerëson propozimin në aspektin artistik, estetik, urbanistik dhe arkitektonik dhe vendimi i tij i përcillet bashkisë për vijimin e procedurave përkatëse. Pa miratimin e Komisionit, kërkesa për vendosjen e veprës në hapësirën publike refuzohet”.

Më poshtë postimi i plotë i Blendi Gonxhes:

“FIRMOSET UDHËZIMI PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONIT SHTETËROR TË ARTIT NË HAPËSIRAT PUBLIKE!

Arti publik nuk mund të jetë më rezultat i improvizimit, nismave të rastësishme apo ndërhyrjeve pa kriter në hapësirat që i përkasin të gjithëve.

Me Udhëzimin e ri, të firmosur mes Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, vendosim rregulla të qarta, standarde profesionale dhe përgjegjësi konkrete për mënyrën se si veprat e artit bëhen pjesë e hapësirës publike, bazuar në Vendimin e Qeverisë Nr. 224, datë 1.4.2026 PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË SHFRYTËZIMIT TË HAPËSIRËS PUBLIKE.

Fund preferencave amatore dhe ndërhyrjeve pa sens artistik, urbanistik apo arkitektonik. Monumentet, memorialet, bustet, skulpturat, muralet dhe instalacionet artistike do t’i nënshtrohen një procesi të strukturuar shqyrtimi dhe vlerësimi profesional.

Si funksionon?

Çdo subjekt publik apo privat paraqet kërkesën pranë bashkisë ku propozohet vendosja e veprës. Bashkia shqyrton kërkesën dhe dokumentacionin dhe, pas vlerësimit paraprak, ia përcjell propozimin Ministrisë përgjegjëse për kulturën, përmes Sekretariatit Teknik. Komisioni Shtetëror e vlerëson propozimin në aspektin artistik, estetik, urbanistik dhe arkitektonik dhe vendimi i tij i përcillet bashkisë për vijimin e procedurave përkatëse. Pa miratimin e Komisionit, kërkesa për vendosjen e veprës në hapësirën publike refuzohet.

Të njëjtat standarde vlejnë për të gjithë, pavarësisht nëse një vepër financohet nga buxheti i shtetit, bashkitë, subjektet private, donatorët apo partneritetet publike-private.

Hapësira publike nuk është një hapësirë ku secili mund të vendosë çfarë të dojë. Ajo ndërton imazhin e qyteteve tona, ruan kujtesën dhe formëson identitetin tonë të përbashkët.

Një proces orientues dhe koordinimi ndërinstitucional do të lehtësojë zbatimin e këtij udhëzimi”.

Next Post
Plani i sekret i Iranit për të përshkallëzuar luftën -

Plani i sekret i Iranit për të përshkallëzuar luftën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

46-vjeçari dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës, reagon sërish policia: Në vendngjarje u gjet pistoleta dhe një gëzhojë

October 20, 2026
Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

Spektakël në Champions League, kampionët e PSG-së i japin “leksion” Barcelonës!

October 20, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

October 20, 2026
Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

Merr tjetër rrjedhë ngjarja në Komunën e Parisit! Gjendet armë brenda në makinën e 46-vjeçarit, ja dyshimet e policisë

October 20, 2026
Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

Mazniku flet për dhunën në protestë: Nëse i gjuan policit me gurë, duhesh shoqëruar

October 20, 2026
“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

“Rinia nuk ka nevojë për deputetë e pedagogë që rishpikin veten”, Vengu: Shteti nuk negocion ekzistencën e vet

October 20, 2026
Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

Ngjarja e rëndë në Tiranë, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten!

October 20, 2026
Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

Parlamenti Europian miraton rregulla të reja për të mbrojtur pasagjerët

October 20, 2026
Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

Klosi ndan protestën në dy faza: Ditën studentët paqësorë, natën personat me kapuç që hedhin gurë!

October 20, 2026
Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

Deputeti i PS komenton protestuesin që mori mikrofonin në protestë: Ish-punonjës i SHIK-ut të Gazidedes, eksponent i hapur i PD-së

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com