• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri gjerman nxit negociatat: Reforma e Shqipërisë në drejtësi, e pashembullt

by A R
06/06/2018 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një aritkull kushtuar Ballkanit Perëndimor, ministri gjerman i Shtetit për Evropën ndalet edhe në rastin e Shqipërisë.

Michael Roth shprehet vendi ynë ka bërë një reformë të pashembullt në drejtësi, por gjithçka varet nga zbatimi i saj në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Artikulli me titull “Ballkani Perëndimor është atriumi i Evropës”, Roth shkruan se inkurajimi është i madh kur sheh disa shtete që kanë frymë bashkëpunimi me Bashkimin Evropian.

Shkrimi i plotë nga Michael Roth

Komisioni i Bashkimit Evropian rekomandoi më 17 prill çeljen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Tani është e rëndësishme të merren vendime të mençura duke mbajtur në konsideratë faktorë gjeopolotikë dhe strategjikë sikurse edhe interesat tona ekonomike dhe ato të sigurisë. Por për se bëhet fjalë? Çfarë është në lojë?

Me këtë rajon nuk na lidh vetëm afërsia gjeografike, por edhe marrëdhënie të larmishme historike, kulturore dhe ekonomike. Ne jemi të interesuar në mënyrë esenciale që Ballkanin Perëndimor ta ankorojmë fort në Evropë e ta bëjmë rezistent – si kundër faktorëve destabilizues brenda vendit ashtu edhe ndaj ndikimeve të dëmshme së jashtmi.

Ballkani ka qenë gjithnjë në fokusin e sferave të ndryshme të interesave. Bashkimi Evropian duhet të bëhet më i dukshëm në rajon si dhe të shfrytëzojë më fort ndikimin dhe mundësitë e tij të formësimit. Të përafrohesh me Bashkimin Evropian nuk do të thotë asfare të jesh i detyruar të ndërpresësh marrëdhëniet politike, ekonomike dhe kuturore me shtetet e tjera. Por çdo vakuum politik që u krijojmë evropianeve dhe evropianëve, do të mbushet pashmangshmërisht nga të tjerë, që janë të interesuar më shumë për instabilitetin dhe që vënë në pikëpyetje modelin tonë të një rendi demokratik të orientuar nga vlerat e të mbështetur në rregulla.

Kina është aktive në rajon dhe po aktivizon investime strategjike para së gjithash në infrastrukturë. Rusia kuron historikisht marrëdhënie të ngushta me vendet e krishtërimit ortodoks dhe krijon varësi përmes furnizimit me energji dhe armatime. Disa shtete arabe kërkojnë një identifikim më të qartë të islamit konservativ, i cili nuk korrespondon me islamin e orientuar kah perëndimit në Ballkan.

Kjo bie ndesh me interesat tona. Sepse Ballkani Perëndimor nuk është aspak oborri i pasmë i Evropës, përkundrazi ai është atrium i shtëpisë evropiane. Ky rajon rrethohet nga një sërë shtetesh anëtare të Unionit – gjeografikisht ai ka qenë gjithherë në zemër të Evropës, vetëm politikisht vazhdon të mbetet jashtë.

Që prej Samitit të Selanikut në vitin 2003 mbarë rajoni gëzon perspektivën e anëtarësimit në BE. Por është e qartë, që në rrugën drejt anëtarësimit ka ende shumë për të bërë: të gjitha vendet, edhe pse në masë të ndryshme, duhet të luftojnë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mangësitë e qeverisjes dhe konfliktet rajonale të pazgjidhura.

Por krahasuar me gjendjen përpara njëzet, pesëmbëdhjetë apo edhe vetëm pesë viteve shihen hapa gjigandë përpara – dhe këtë e konfirmoi së fundmi edhe Komisioni Evropian me rekomandimin e vet për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Por rruga deri në momentin e anëtarësimit është ende e gjatë dhe e lidhur me kushte të qarta. Pra këtu nuk është fjala aspak për një anëtarësim vetvetiu, por  për etapën e parë të një turneje të gjatë.

Në Strategjinë e tij për Ballkanin Perëndimor, publikuar në shkurt, Komisioni i Bashkimit Evropian njoftoi që përmes konsolidimit të mëtejshëm të mekanizmave të kontrollit  dhe një orientimi më të qartë të mbështetjes financiare dhe politike t’i kushtonte edhe më shumë rëndësi çështjeve të demokracisë, shtetit ligjor, qeverisjes së mirë, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke ndjekur kësisoj dije, që ne i kemi sjellë në vëmendje e i zbatojmë prej kohësh në politikat tona për Ballkanin Perëndimor.

Javët e ardhshme diskutimi rreth perspektivave të anëtarësimit – fillimisht në nivel kombëtar, e më pas në atë evropian – do të sillet rrotull çështjes, se cilat vendime politike do të mbështesnin më mirë stabilitetin dhe demokratizimin e mëtejshëm. E rëndësishme është të gjendet barazpesha mes inkurajimit dhe kushteve të qarta. Dhe po kështu e rëndësishme është se ç’sinjal do duhet t‘i dërgojë BE-ja gjithë rajonit, në mënyrë që proceset e vështira të reformave të vazhdojnë të gjejnë mbështetje në popull. Sepse anëtarësimi në Bashkimin Evropian është detyrë për mbarë shoqërinë, jo vetëm për elitat politike dhe ekspertët ligjorë.

Shqipëria ka ndërmarrë një reformë të thellë e të pashembullt në drejtësi. Nëse rezulton e suksesshme ajo do ta çojë vendin shumë përpara, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar. Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë ka arritur që, pas vitesh të tëra stanjacioni, pas protestave në rrugë e një ndërrimi – në fund të ditës – të paqtë të pushtetit, të përmirësojë qartësisht marrëdhëniet me fqinjët dhe është duke punuar tanimë me vrull programin e reformave. Por në të dyja vendet, qeveritë reformuese janë vënë në shënjestër të vazhdueshme nga opozita. Për qeverisësit – e me gjasë edhe për ndokënd prej qytetareve e qytetarëve – do të kishte qenë padyshim më e lehtë të pranonin sistemin e patronazhit dhe të korrupsionit, se sa të luftonin për ta kapërcyer atë.

Një destinacion, i cili sa vjen e bëhet më i largët, rrezikon të shndërrohet në një mirazh, duke humbur kështu forcën e tij tërheqëse e në fund edhe atë transformuese. Kjo ka të bëjë jo pak edhe me tema të tilla të rëndësishme sikurse janë pajtimi, marrëdhëniet e ekuilibruara me fqinjët dhe respekti për pakicat: pas luftrave të tmerrshme dhe trazirave të brendshme të viteve ‘90 ka ende shumë plagë që nuk janë shëruar. Ndërkohë ka ende aty-këtu armiqësira shekullore, të kushtëzuara historikisht, mes etnive dhe komuniteteve fetare.

Ndaj edhe më i madh është inkurajimi kur sheh se sa ngushtë bashkëpunojnë ndërkohë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor – të nxitur prej qëllimit të përbashkët të përafrimit me Bashkimin Evropian – në sektorët e ekonomisë, transportit, digjitalizimit dhe shkëmbimeve rinore.

Balkani Perëndimor është guri i provës për suksesin e qëndrueshëm të modelit evropian, i cili lidh demokracinë, lirinë dhe shtetin ligjor me sigurinë dhe mirëqenien. Këtë të fundit e shpresojnë para së gjithash të rinjtë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Procesi i transformimit, i cili vijon tanimë prej vitesh, kërkon shumë prej tyre. Çelja e bisedimeve do të ishte një sinjal inkurajues për njerëzit në të dy vendet. Ne duhet t’u tregojmë, që e kemi seriozisht.

Next Post
I riu nga Durrësi tenton të vetëvritet, i vë flakën vetes

I riu nga Durrësi tenton të vetëvritet, i vë flakën vetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

Shfrytëzoi institucionet publike për promovim elektoral, Vetëvendosja dënohet me 6 mijë euro

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com