• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri gjerman do të ndërmjetësojë në konfliktin e Lindjes së Mesme: Plani im është që…

by Java News
20/05/2021 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak pas deklaratës së tij në Bundestag (19.05) ministri Jashtëm Maas vuri në dukje, se do të udhëtojë drejt Izraelit dhe territoreve palestineze: „Plani im është që të shkoj në Izrael dhe të zhvilloj bisedime në Jeruzalem dhe në Ramallah”, tha Maas në Berlin.

Në një debat aktual në parlament ministri i Jashtëm Heiko Maas dënoi ashpër „terrorin e raketave” të organizatës palestineze Hamas, që është klasifikuar nga BE dhe SHBA si grup terrorist. “Hamasme vetëdije e ka nxitur përshkallëzimin me pasoja të tmerrshme, që prekin Izraelin dhe palestinezët e në radhë të parë njerëzit në Rripin e Gazës”, tha Maas. “Izraeli ka të drejtë dhe detyrim, të mbrojë popullsinë e vet.”

Maas shprehu shqetësimin që diplomacia në Lindjen e Mesme prej vitesh nuk po avancon. Konflikti mes Izraelit dhe palestinezëve mund të zgjidhet vetëm përmes „zgjidhjes së negocuar me dy shtete”, tha Maas. „Për këtë është punuar shumë pak vitet e fundit”.

Tematizohen edhe vendbanimet hebreje

Ngecja në vend numëro bart rrezikun e një radikalizimi të mëtejshëm: „Sa më pak realiste kjo zgjidhje, aq më i madh rreziku, që aktorët radikalë si Hamasi të forcohen”, tha ministri. „Kjo është ajo çfarë po përjetojmë aktualisht.”

Në fjalimin e tij ministri i Jashtëm socialdemokrat ceku edhe pikat kritike në adresë të Izraelit: „Kur flasim për çtensionimin, natyrisht tematizojmë edhe ndërtimet e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara dhe planifikimin për zhvendosjen e shtëpive të palestinezëve” në Jeruzalemin Lindor.

Jo antisemitizëm

Në debatin për përshkallëzimin e situatës në Lindjen e Afërt, Mass u shpreh për veprim të ashpër kundër antisemitizmit në Gjermani. “Predikues antisemitë të urrejtjes, urrejtjenxitës dhe njerëz të dhunshëm duhet të përballen me të gjithë forcën e shtetit ligjor gjerman, dhe nuk ka rëndësi nëse ata jetojnë prej kohësh këtu apo kanër ardhur në vitet e fundit.”

Opozita theksoi gjithashtu të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje. Kryetari i grupit parlamentar të liberalëve, Alexander Graf Lambsdorff tha: “Izraeli ka të drejtë të mbrohet ndaj sulmeve. Për këtë nuk ka asnjë mëdyshje.” Ngjashëm u shpreh edhe zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit të ekologjistëve, Omid Nouripour, i cili gjithashtu akuzoi Hamasin për „terror raketash”. Ai shtoi: „Sulmet ndaj sinagogave, djegja e flamurit të Izraelit, sharjet banale të njerëzve të besimit hebre në demonstrata, thirrjet për asgjësimin e Izraelit: Këto ngjarje të ditëve të fundit në vendin tonë janë të pështira.”

Zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar të partisë „E Majta”, Gregor Gysi, tha: “Paqja dhe zgjidhjet janë vetëm me dy shtete.” Përfaqësuesi për politikën e jashtme i partisë AfD Paul Hampel insistoi për një angazhim më të madh të Gjermanisë në përpjekjet për ndërmjetësim. „Ju lëshoni pa fund fjalë të zgjedhura”, kritikoi ai ministrin e Jashtëm Maas, por „nuk po shohim asnjë veprim të qartë”./DW

g.kosovari

Next Post
Trondit adoleshentja nga Korça: Babai më ngacmoi seksualisht pasi tymosëm hashash bashkë

‘Doni djegur’/ Nga Noizy te Fjoralba Ponari e Arjola Demiri. Personazhet e njohur shpërthejnë ndaj autorëve të përdhunimit të 15-vjeçares në Lezhë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

Kultivonin kanabis në pyjet e Skraparit, në pranga 22-vjeçari, bashkëpunëtori arratiset i armatosur!

September 25, 2026
“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

“Liri për çlirimtarët”, Vedat Muriqi festoi golin me mesazhin “Jo në emrin tim” (VIDEO)

September 25, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 26 Shtator 2026

September 25, 2026
Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

Netanyahu u bojkotua masivisht, zyrtari izraelit kontrolloi sallën dhe shënoi se kush iku gjatë fjalimit!

September 25, 2026
Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

Struktura e re për barnat, Tabaku: Qytetarët paguajnë nga xhepi, qeveria përqendron miliardat në pak duar

September 25, 2026
VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

VIDEO / “Te zyra e Agasit isha me Argitën”. Ja përplasja e ministres me Berishën në Kuvend

September 25, 2026
Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

Aksident i rëndë pranë Lushnjes: Makina përplaset me mjetin e parkuar, dy persona në spital

September 25, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Sondazhi AIM: Tri çështje thelbësore të familjeve shqiptare

September 25, 2026
Drejtësia penale duhet ribërë. Nuk mbahet më me arrna

Këshilli i Sigurisë së Kombit që mblidhet për “radarin” e Gysit

September 25, 2026
Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

Dyshohet se përvetësoi 69 mln lekë, Gjykata zbut masën për ish-drejtoreshën e Postës

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com