• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri finlandez: Pritshmëri pozitive për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

by Java News
30/08/2019 19:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto ka thënë se kolegët e tij nga Bashkimi Evropian kanë shumë shpresë se do të lëvizin drejt bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ndonëse nuk ka dhënë ndonjë afat kohor.

Deklaratat u bënë pas një takimi me homologët e tij evropianë, me të cilët përveç çështjeve tjera është diskutuar edhe për këto dy vende të Ballkanit, të cilat janë përballur me vonesa dhe kundërshtime të disa shteteve për nisje të negociatave për anëtarësim.

“Sipas mendimit tim ka pasur pritshmëri pozitive se në një pikë ne do të vazhdojmë përpara me nisje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, u ka thënë gazetarëve Haavisto, por pa treguar se cilat vende kanë qenë më optimiste.

Maqedonia, një ish republikë Jugosllave, ndryshoi emrin e saj në Maqedoninë e Veriut këtë vit, duke përfunduar një mosmarrëveshje më shumë se dy dekada me Greqinë dhe duke hequr një pengesë për anëtarësimin e saj në BE dhe NATO.

Por disa shtete të BE kanë thënë që Shqipëria duhet të bëjë më shumë për të trajtuar krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Më herët gjatë ditës, shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini, nuk ka pranuar të tregojë se cilat shtete mbështesin nisjen e bisedimeve për anëtarësim dhe cilat e kundërshtojnë këtë proces.

“Unë kam parë sot mbështetje më të madhe dhe vendosshmëri në mesin e vendeve anëtare sa i përket rëndësisë strategjike, ashtu që, Bashkimi Evropian të jetë stabil sa i përket hapave të ardhshëm të procesit të zgjerimit”, ka thënë Mogherini. /l.m

Next Post
Uji i pijshëm po shteron në Mesdhe, shpëtimi gjendet tek …

Uji i pijshëm po shteron në Mesdhe, shpëtimi gjendet tek ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

A do të kandidojë për Shkodrën? Karakaçi: Mbështes Benet Becin për një mandat të dytë

November 13, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Takimi Trump-Putin në Kinë, Merz paralajmëron SHBA-në: Mos na lini jashtë bisedimeve

November 13, 2026
Mijëra vetë të ekspozuar ndaj fruthit, alarm në një prej aeroporteve më të ngarkuar në botë

LAJMI I FUNDIT: SHBA mbyll qiejt, qindra aeroporte ndërpresin fluturimet “për arsye sigurie”

November 13, 2026
Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

November 13, 2026
Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

Alarm për katastrofë ekologjike në Gjirin Persik, ndotja mund të zgjasë me dekada

November 13, 2026
BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In