Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha se deri tek zgjidhja e “nyjes së Kosovës” mund të vijë në një konferencë ndërkombëtare.“Parakushti për këtë është se qëndrimet e të dyja palëve po afrohen,” tha ai në një deklaratë për “Telegrafin Serb” të martën, duke shtuar se pozicionet aktuale të të dyja palëve, transmeton Klan Kosova
Sipas gazetës, duke iu referuar ministrit, zgjidhja mund të jetë e ashtuquajtura. “Dejton 2”, një zgjidhje sipas modelit të demarkacionit në një konferencë të madhe ndërkombëtare që do të duhet të mbahej para majit 2019, kur skadon mandati i Komisionit Europian.
Kreu i diplomacisë serbe thekson se demarkacioni me shqiptarët është çështja e vetme e kufijve që do të ishin në agjendë në rastin e Dejtonit të ri, përgatiti Express. (b.an)