Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, në intervistën dhënë “Zërit” deklaron se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për heqjen e vizave nga BE-ja dhe shprehet i bindur se sivjet do të ketë liberalizim.
Sipas Çollakut, BE-ja po e shtyn panevojshëm liberalizimin.
Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku, ndihet optimist se brenda këtij viti qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm brenda Bashkimit Evropian pa viza.