• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ministri, fjalor halabaku’, deputeti i PS paralajmëron Pollon: Tërhiqe fjalën se përndryshe…!

by Java News
06/11/2017 11:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fyerjet e meparshme mes kreut te komisionit parlamentar për Integrim ne Kuvend, Genc Pollo dhe ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjate seances degjimore te shkuar u bene shkak per debat mes paleve ne mbledhjen e sotme.

Ne nisje te mbledhjes se sotme, kreu i komisionit, demokrati Genc Pollo e ka quajtur fjalor prej halabaku ate te perdorur nga ministri Bushati.

Kaq ka mjaftuar qe te replikoje deputeti i PS-se, Sadri Abazi.

Replikat 

Pollo: Fjalori i ministrit ishte fyes dhe fjalor prej halabaku..

Sadri Abazi: Terhiqe mbrapsht fjalen halabak ndaj ministrit.. Se perndryshe hakabaku je vetem ti..

Pollo: Faleminderit Zoti Abazi po nuk kemi problem me pallatet dhe ndertimet pa leje..

Debati mes Pollos e Bushatit mbledhjen e shkuar 

Genc Pollo: Thuhet se problemi në Shqipëri nuk është krimi i organizuar, siç e tha ministri, ai ekziston gjithandej, por lidhja e tij me politikën në pushtet. Ky është shqetësim i madh i opozitës, por edhe më gjerë. Gjë që nuk u trajtua, kam përshtypjen, siç duhet.

Ditmir Bushati: Më falni, ju nuk jeni në pozitën as për të më komentuar mua, as për të më vënë notën mua, sepse nuk jemi mësuesi me nxënësin këtu. Kjo është një çështje që ju mund ta bëni në fund kur ju të keni seancën që të bëni komente. Domethënë, dua të mos luajmë me durimin e njëri-tjetrit, sepse unë mund të rri dhe t’ju flas për këto çështje me orë të tëra.

Genc Pollo: Faleminderit për durimin dhe kohën që na vini në dispozicion, zoti ministër! Standardi më i lartë i një komisioni të tillë lipset të jetë ndershmëria, në radhë të parë, dhe pastaj virtytet mund të vijojnë.

Ditmir Bushati: Po, por ju jeni rasti më i keq i kutit të ndershmërisë. Më falni që po jua them.

Genc Pollo: Kjo është e papranueshme, zoti ministër! Ju silleni si halabak.

Ditmir Bushati: Kjo mund të jetë e papranueshme, por ky është qëndrimi im, meqenëse doni të bëni komente mbi njëri– tjetrin.

Genc Pollo: Jeni personi më i papërshtatshëm për atë post dhe për të thënë gjëra të tilla, zoti Bushati.

Ditmir Bushati: Këtë nuk e vendosni ju, këtë e vendos Kryeministri, këtë e vendosin shqiptarët me votë.

Genc Pollo: Po ashtu, edhe kriteri i ndershmërisë.

Ditmir Bushati: Por ju mos u prekni kur unë vë në dukje faktin që paraardhësja juaj ka bërë një punë të paqme dhe të dobishme, sepse në fund të ditës ne duhet të mësojmë nga njëritjetri dhe duhet të çojmë eksperiencën përpara. Mos u xhelozoni! Ka vend për të gjithë.

Genc Pollo: Kriteri i ndershmërisë ka të bëjë me qëndrimin e së vërtetës dhe fshehja e pisllëqeve nën qilim nuk i shërben as ndershmërisë, as publikut.

Ditmir Bushati: Epitete të tilla nuk kanë fare lidhje me mua dhe shpresoj të mos kenë lidhje as me ty, por makthi që ju ka kapur e që flisni për krimin, drogën etj., ju bën të arrini në këto konkluzione. Në rast se ju nuk tërhiqni epitetin që bëtë ndaj meje, sepse unë jam njeri me dinjitet, do ta lë këtë mbledhje, sepse kjo mbledhje duhet të bëhet mbi parimin e etikës së komunikimit. Kërkoni ndjesë të madhe për ndotjen që prodhove këtu…

Genc Pollo: Lëre mikrofonin. Po qe nevoja, do të thërrasim edhe shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: Lëri shërbimet e Gardës, se nuk i thërret dot ti shërbimet e Gardës.

Ditmir Bushati: …shumë ndjesë për veprimin abuziv të kryetarit të këtij komisioni. Pres ndjesën publike nga ana e tij për t’u rikthyer në këtë komision përballë jush. Jam i gatshëm në çdo orë të ditës, interpelancë, seancë pyetjesh e të tjera. Për sa kohë nuk ka një ndjesë nga ana e kryetarit të këtij komisioni, unë nuk vazhdoj dot të jem në këtë ambient të ndotur nga ana e kryetarit të komisionit. Po jua them edhe një herë tjetër, Saliu u bë 74, u bëftë 100 vjeç! Sali kuqs nuk shkon, ka marrë fund ajo kohë. Faleminderit!

Genc Pollo: Vazhdoni atëherë. Është fatkeqësi që kemi njerëz të tillë, kolegë socialistë, halabak komplet.

a.ç

Next Post
Ndërron jetë në spital 23-vjeçari i plagosur mbrëmë në Shkodër

"Nisi si lojë për një kapele, por ai më rrahu" - Flet autori i vrasjes në Shkodër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

Tjetër ndryshim në Qeveri! Lirohet nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes, ja kush e zëvendëson (EMRI)

April 1, 2026
Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

Gjyqi për Hashim Thaçin dhe 4 ish-krerët e UÇK-së në Hagë, seanca shtyhet më 14 prill

April 1, 2026
‘S’do jetë e lehtë’/ De Biasi “spiunon” Shqipërinë në Itali: Tifozët dhe mesi i fushës ndihmojnë kuqezinjtë…!

“Gati t’i rikthehem aventurës sime me Shqipërinë”, Gianni De Biasi do që të jetë sërish trajner i kombëtares shqiptare

April 1, 2026
Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

Tremujori i dytë nis me një tjetër goditje për Euron, kursi me Lekun arrin rekord të ri

April 1, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë SHBA dhe Shqipërinë”, ambasada amerikane jep alarmin

April 1, 2026
A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

A mund ta tërheqë presidenti Donald Trump SHBA-në nga NATO?

April 1, 2026
“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

“Mund të më përjashtosh nga gara, por kurrë nga demokratët”, Alesia Balliu sfidon Berishën gjatë një takimi në Elbasan

April 1, 2026
Deputet, nga “Hiçi”

Përgojuesi

April 1, 2026
Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

Lufta në Iran, Reuters: Vance foli me ndërmjetësit në Pakistan, zbuloi kushtin e Trump për armëpushimin

April 1, 2026
Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

Konflikti me Iranin, Izraeli: Nuk mund të themi se kjo do të jetë lufta e fundit

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In