• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Ministri britanik merr shembull Shqipërinë, Daily Mail i prezanton Gërdecin

by Java News
24/04/2016 14:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

The Daily Mail i ka kthyer një përgjigje Sekretarit të Drejtësisë, Michael Gove, për thëniet e tij, të cilat i cilëson si qesharake.

Gove pati deklaruar se Shqipëria mund të shërbejë si një frymëzim për Britaninë nëse del nga BE-ja, pasi sipas tij Shqipëria po ecën shumë mirë drejt rritjes ekonomike.

daily mail

“Z. Gove, nëse ti do që ne të bëhemi si Shqipëria, atëherë ti je trap”, shkruan “Daily Mail” në titullin e saj. Më poshtë britanikja ka botuar një reportazh nga Shqipëria për t’i sjellë sekretarit të drejtësisë një panoramë më të qartë të jetës këtu.

Michael Gove
Michael Gove

Reportazhi nis në Gërdec me një fshatar që kërkon të shesë një kafshë pune dhe përfundon në Ndroq, te banorët që shesin fruta në rrugën nacionale.

***

Qemali ishte ulur nën hijen e një peme pjeshke në fshatin Gërdec dhe po përpiqej që të gjente një blerës për gomarin e tij.

Kur ndalova të flisja me të, ai më tregoi se kishte katër fëmijë dhe se kërkonte të shiste gomarin që të siguronte disa të ardhura, pasi kishte mbetur trok.

“Nuk ka ndihmë nga shteti këtu”, tha ai. “Nëse nuk punon, vdes”. Nuk kisha më dyshime pse kafsha dhe pronari ishin aq të përhumbur. Më pas e pyeta Qemalin nëse vendi i tij mund të shërbente si model për Britaninë.

Ai më pa nëse isha e çmendur dhe pastaj mu përgjigj. “Kjo tingëllon mjaft e çuditshme”, tha ai. “Ky vend është shumë i varfër. Situata është e dëshpëruar. Përse do të donit të na merrnit si model?”, vijoi ai.

Më pas, takova një investitorë dhe sipërmarrëse, që ishte në një situatë krejt tjetër nga e Qemalit.

“Kjo është një shaka patjetër”, më tha Donika Mici, sipërmarrëse fasonerie. “Nuk mund të dëshirosh të behesh si Shqipëria. Ne jemi demokraci vetëm në emër. Do të ishte çmenduri që të ndiqje Shqipërinë si model. Ju respektoni ligjet dhe ndiqni rregullat. Ju punoni në mëngjes, ndërkohë që ne pimë kafe. Ne duhet t’ju ndjekim juve”, thotë ajo.

pallate

Shqipëria duket me të vërtet si një vend i çuditshëm për t’u marrë shembull. Ajo sigurisht s’mund të jetë nirvana e Britanisë posteuropiane.

Gati më shumë se çereku i popullsisë kanë emigruar gjatë viteve të demokracisë dhe ata që kanë mbetur në Shqipëri, jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë.

Ndërsa në Ndroq, vetëm pak kilometra larg Tiranës takova një të moshuar me emrin Vushe, e cila ishte ulur në anë të rrugës dhe mbante në duar një fëmijë të sëmurë.

“Shikomëni, kjo nuk është jetë”, tha ajo. “Nuk ka punë këtu. Ne nuk kemi as bukë për të ngrënë dhe flemë me barkun bosh”, më tregoi ajo.

Pak më tutje ishte fqinja e saj, Serma e cila po mblidhte shkarpa për të ndezur zjarr. “Ne jemi më të varfrit dhe po vdesim që t’u bashkohemi vendeve Perëndimore”, tregon ajo.

Next Post

Plagosja te Brryli, autori shtiu mbi një qen pitbull që i kafshoi fëmijën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In