• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Ministri Beqaj Nderohet me Çmimin më të Lartë Ndërkombëtar nga OBSH

by
31/05/2015 12:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Botërore Pa Duhan 2015, Ministri i Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj, është vlerësuar me Çmimin më të lartë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit, si shenjë e vleresimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kunder epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e  shëndetit publik.

“Kam nderin t’ju ofroj Çmimin e Ditës Botërore Pa Duhan, si shenjë e vleresimit për përpjekjet energjike të Shqipërisë nën drejtimin dhe urtësinë tuaj në luftën kunder epidemisë së duhanit dhe për mbrojtjen e  shëndetit publik,” – thuhet në letrën që Drejtorja Rajonale eOrganizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropën, Dr. Zsuzsana Jakab, i shkruan Ministrit të Shëndetësisë, z. Ilir Beqaj.

Më tej ajo shprehet se “ky është Çmimi më i lartë dhënë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për kontrollin e duhanit. Konventa Kornizë e OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (WHO FCTC) u ratifikua nga Shqipëria ne vitin 2006.

Në të njëjtin vit u miratua edhe një ligj i ri për kontrollin e duhanit. Fatkeqësisht, zbatimi i këtij ligji ishte i ulët për shkak të mungesës së vullnetit të fortë politik dhe drejtimit të duhur. Nga koha e emërimit tuaj si Ministër i Shëndetësisë në shtator 2013, ju keni shfaqur një drejtim dhe përkushtim të jashtëzakonshëm për forcimin e zbatimit  të Konventës (WHO FCTC) përmes veprimeve që fillojnë nga ndryshimet ligjore deri tek bashkëpunimi me publikun për të përftuar mbështetjen e tyre te plotë në kontrollin e duhanit. Përfshija juaj e shquar ishte një gur themeli në vendosjen e shëndetit të popullatës dhe të ardhmes së shoqerisë në vend të parë.

Nëse Vendet Anëtare nuk ndërmarrin masa urgjente, epidemia e duhanit mund te marrë deri ne 8 milionë jetë brenda vitit 2030, në nivel botëror. Për të ndaluar këtë katastrofë të shëndetit publik nevojitet një angazhim dhe përkushtim vetjak, si ai që ne qartazi e kemi parë tek ju.

Organizata Botërore e Shëndetesise do të nderohej nëse ju pranoni këte Çmim si shenjë të vlerësimit të OBSH-se për përpjekjet e jashtëzakonshme dhe rolin konstruktiv dhe te shkëlqyer të Shqiperisë në kontrollin e epidemisë së duhanit”, përfundon letra.

Next Post

Isa Mustafa si Kim Jong votohet me brohoritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com