• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Balla prezanton prefektin e ri të qarkut Kukës: Ndëshkim keqbërësve që kryejnë vepra penale në dëm të nxënësve. Perimetër sigurie…!

by Java News
18/09/2023 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla prezantoi sot Prefekti i ri të Qarkut Kukës, Granit Gjana, i cili zëvendësoi në këtë detyrë Albert Halilajn.

Balla tha gjatë takimit se Ministria e Brendshme ka gati draftin e ri ligjor, për konsolidimin e rolin të Prefektit, si përfaqësues direkt i kryeministrit dhe i qeverisë në territor.

Ministri e vuri theksin tek roli që Prefekti ka aktualisht për drejtimin e disa Task Forcave vendore, ku veçoi atë për Paketën e Sigurisë në shkolla.

“Të gjithë e dimë që fëmijët rrezikun më të madh të qasjes ndaj fenomeneve si droga, apo të tjera si bullizmi, nuk ndodhin në shkollë, por ndodhin rrugës për në shkollë ose në të gjitha njësitë e shërbimit që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë në shkolla.

Ato ndodhin të kafja, te lokali përballë, te diskoteka pranë shkollës, por edhe problematike që lidhen me sigurinë ushqimore, që lidhen me kioskat apo fast food-et apo gjithçka tjetër që ndodhet brenda atij perimetri, duke mos harruar edhe një fenomen që ndoshta për faj të moszbatimit si duhet të ligjit që ka për detyrë ta zbatojë Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe që ka të bëjë me alkoolin te moshat nën 18 vjeç.

Të gjitha këto janë tashmë detyra dhe në kuadër të kësaj pakete, i takon Prefektit të Qarkut, i cili, në bashkëpunim me drejtorin e Policisë së Shtetit, me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, ISHSH, me organet e qeverisjes vendore të fillojmë të kemi mundësi që të verifikojmë të gjithë sinjalistikën rrugore, gardhet e shkollave, kamerat e sigurisë, sepse ato janë një element shumë i rëndësishëm për të garantuar që çdo nxënës, çdo fëmijë që çdo banor i Kukësit, Hasit apo Tropojës, dërgon në shkollë, ata janë në “besën tonë”, deklaroi z. Balla.

Ministri foli më tej për një qasje të re në zbatimin e kësaj pakete sigurie.

“Jam shumë krenar për rezultatet që kemi arritur në ditët e para të këtij viti të ri shkollor. Që në javën e parë kemi pasur një numër të konsiderueshëm personash të përfshirë në 23 grupe kriminale, të cilat funksiononin në shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave në pothuajse të gjithë territorin.

Kemi pasur edhe në Kukës disa rezultate dhe presim që rezultatet të konsolidohen edhe më tej në ditët në vijim dhe të garantojmë që ky fenomen që shumë më thonë që është e vështirë të çrrënjoset i gjithë por që për ta sulmuar pa asnjë kompromis, besoj që biem të gjithë dakord dhe kemi dakordësinë e të prindërve, gjyshërve, të cilët presin nga shteti që të godasë sa më fort këtë lloj fenomeni, për të mos harruar edhe fenomenet e tjera që na prekin fëmijët”, nënvizoi ai./m.j

Next Post
EMRI/ Plagoset me armë zjarri një 30 vjeçar, autori tenton të largohet, por arrestohet pas disa minutash ndjekje

EMRI/ Plagoset me armë zjarri një 30 vjeçar, autori tenton të largohet, por arrestohet pas disa minutash ndjekje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

Arsenali “fluturon” në finalen e Champions League, eliminohet Atletico

May 5, 2026
Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

Lufta me Iranin, Rubio: Nëse duan të sulmojnë, ne do t’i përgjigjemi

May 5, 2026
Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

Ndarja nga jeta e Servet Pëllumbit, nesër ceremonia mortore! Homazhet do të zhvillohen në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 5, 2026
Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

Trashëgoi rolin si shef distrikti nga xhaxhai i tij, arrestohet në Corleone nipi i bosit famëkeq Toto Riina

May 5, 2026
Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

Grida Duma: PD është në “vdekje klinike”, Berisha duhet të shpikte një kandidat serioz përballë tij

May 5, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pashalimani, nga Kinostudjo në… prodhim!

May 5, 2026
Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

Kuvendi mblidhet të enjten në seancë plenare! PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën

May 5, 2026
“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

“Në 5 muaj bëmë atë që të tjerët s’e bënë për 36 vite”, Salianji: Tronditëm sistemin! Lëvizja jonë më e fortë se çdo regjim!

May 5, 2026
Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

Demiraj: Berisha t’i hapë portat e partisë për të tjerë njerëz! PD s’duhet të ketë vetëm 20 figura

May 5, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

May 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In