• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Balla kritika shefave të drejtorisë së policisë Tiranë: Zbardhni vrasjet…!

by Java News
17/01/2024 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv zbardh diskutimet me dyer të mbyllura të analizës 6 mujore të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, nga momenti kur Ministrinë e Brendshme e drejton Taulant Balla, e cila u zhvillua me të gjithë drejtuesit e seksioneve dhe shefat e tetë komisariateve, në Krujë.

Ministri mësohet se u tregua kritikë në disa elementë dhe mirënjohës në disa të tjerë. Burime i thanë Report Tv se në pjesën më të madhe Balla u përqendrua tek puna e kryer nga seksionet e vrasjeve, antidroga dhe krimi ekonomik.

Balla më shumë kritika mësohet se ka pasur për vrasjet, një pjesë e të cilave kanë ngelur të pazbardhura, përfshirë edhe atentatin e dështuar të pak ditëve më parë në Selitë, ku Zamir Kalemi arriti t’u mbijetojë breshërisë së plumbave.

Balla kërkoi më shumë punë në hetime dhe analizimin me kujdes të çdo prove që mund të sjell sukses në zbardhjen e ngjarjeve.

Ministri është i kënaqur me sektorin e antidrogës, i cili përgjatë vitit 2023 ka pasur rritje të fuqisë goditëse deri në masë 100% në hetime dhe 30-50% në kapje të llojeve të ndryshme më shumë të lëndëve narkotike në krahasim me vitin 2022, duke veçuar operacionin “Tempulli”, me 112 persona të arrestuar fillimisht në kryeqytet.

Ministri njoftoi në këtë mbledhje se organika e krimit ekonomik në Policinë e Tiranës do të rritet sërish, për shkak të nevojës në këtë sektor.

Pas ndryshimeve të bëra disa muaj më parë me thuajse shkrirjen e këtij sektori dhe kalimin në drejtorinë e përgjithshme, është parë e arsyeshme që të shtohen sërish agjentët.

Ndërkohë, vlerësim pozitiv Balla ka pasur kryesisht për komisariatet dhe Policinë Rrugore, të cilat sipas tij kanë treguar seriozitet dhe në nivel të kënaqshëm të sigurisë e parandalimit të aksidenteve. Burimet bëjnë me dije se ministri Balla ka kërkuar angazhim maksimal përgjatë vitit 2024 në tërësi nga të gjithë sektorët dhe komisariatet për rezultate akoma më të larta./shqiptarja.com

Next Post
Bardhi si vartës i Metës? Thirret nga OSBE në takim bashkë me Vasilin e Mediun për reformën zgjedhore

Bardhi si vartës i Metës? Thirret nga OSBE në takim bashkë me Vasilin e Mediun për reformën zgjedhore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com