• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri austriak: Shqipëria ka bërë hapa të mëdha, Vettingu rrit besimin te drejtësia

by Java News
26/04/2019 11:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë Austriake, Josef Moser, në përfundim të takimit në Tiranë me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, të premten, bëri të ditur se bashkëpunimi me dy vendeve është gjithnjë dhe më i ngushtë. Sipas tij, Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara, që tejkalojnë pritshmëritë, sidomos në fushën e drejtësisë dhe për këtë duhet të vlerësohet nga të gjithë

“Shqipëria ka bërë hapa shumë të mëdha përpara, hapa që tejkalojnë pritsh-mëritë sidomos në fushën e drejtësisë. Ka bërë hapa konkret për të minimizuar korrupsionin dhe për të rindërtuar sistemin e drejtësisë duke i dhënë pavarësi dhe duke larguar ndikimet negative që mund të ketë drejtësia nga politika. Këto masa të marra duhen vlerësuar pavarësisht se cila parti apo cila forcë politike i ka ndërmarrë apo votuar.  Këto janë masa që i nevojiten vendit dhe Shtetit të së drejtës ligjore”, tha Moses.

Ai bëri thirrje që forcat politike të drejtojnë vëmendjen e tyre drejt interesit të përbashkët të vendit, që është integrimi në Bashkimin Europian dhe vendimet duhet të jenë të drejtuara drejt këtij qëllimi.

Sipas tij, Vetingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve është një proces i rëndësishëm për rritjen e besimit te drejtësia.

“Projekti Vetting-ut ka nisur para disa kohësh dhe është parashikuar të vijoi deri në vitin 2020, por dhe përtej këtij viti. Vetingu është një proces, që rrit besimin te institucionet e Drejtësisë, pasi kërkon jo vetëm pastërtinë pasurore por dhe etike të gjyqtarëve, çka ndihmon për të krijuar një shtet etik dhe serioz në kuadër të ambicies për anëtarësimin në BE”, tha Moses.

Ai e vlerësoi projektin si një histori tjetër suksesi mes dy vendeve. “Një hap i mëtejshëm i Shqipërisë drejt BE dhe luftës ndaj korrupsionit. Një përpjekje serioze për të forcuar demokracinë dhe shtetin e së drejtës e për rrjedhojë besimin e qytetarëve te drejtësia”, tha ai.

g.kosovari

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Dy shenjat e Horoskopit me fat për sot, 26 Prill 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In