• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ministri Ahmetaj: Pensionet e fshatit, qeveria pritet të ndryshojë skemën

by Java News
17/01/2018 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të nisë fushatën e ndërgjegjësimit për pagesat e kontributeve të pensionit për fermerët. Shkak është bërë ulja e numrit të kontribuuesve. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, informoi se së shpejti pritet të nisë komunikimin me çdo fermer, me qëllim sensibilizimin për pagesat e kontributeve të pensionit. Ministri Ahmetaj sqaroi se ndërgjegjë- simi do të bëhet për të rritur numrin e kontribuuesve në fshat.

“Një nga instrumentet që ne do të përdorim dhe, që e kemi të vendosur po në këtë tryezë, është komunikimi me fermerët, për t’i treguar se është e domosdoshme që kontributi është i tyre, mbetet i tyre gjithë jetën dhe i garanton moshën e tretë. Pra, nuk është thjesht një e ardhur për buxhetin e shtetit, sepse është e ardhur sot, shpenzim po sot. Pra, në balancë, jo për të njëjtin njeri, por për brez pas brezi në logjikë. Përderisa parimi kryesor i sistemit të pensioneve sot është kontributi i lidhur me përfitimin, duam që të bëjmë një situatë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi në fshat që është e domosdoshme, është e rëndësishme për ata vetë për jetën e tyre, për familjen e tyre, për moshën e tretë, që të kontribuojnë sot për pensionin e tyre, ditën që do të kalojnë në pension”, tha Ahmetaj.

Ministri Ahmetaj tha se ende po diskutohen ndryshimet ligjore për kontribuuesit e fshatit. “E vërteta është që ne po diskutojmë akoma ndryshimet ligjore. Megjithatë, dua t’ju informoj se do të ketë një përpjekje shumë serioze për formalizimin e ekonomisë së fshatit, në bashkëpunim me fermerët, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe rritjen e kontribuuesve”, tha ministri.

Kontributi për të përfituar pension në fshat është 62 mijë lekë në vit. Por vetë fermerët paguajnë nga 29 deri në 38 mijë lekë në vit, ndërsa pjesa tjetër e kontributeve subvencionohet nga qeveria. Por edhe me këtë subvencion një pjesë e madhe e fermerëve nuk po sigurohen, shqetësim i ngritur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

ma.me

Next Post
STUDIMI/ Gabimet që bëjnë meshkujt, të cilat i detyrojnë gratë t’i tradhëtojnë

Një në 4 meshkuj tradhëtohet nga bashkëshortja, çfarë duhet të bëni të mos jeni ju 'viktima'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

Revolta e Berishës, a po përsëritet 30 qershori i 2019-s?

October 7, 2026
I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

I dedikoi jetën arkitekturës dhe formësoi brezash studentësh, ndahet nga jeta pedagogu i njohur!

October 7, 2026
Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

Lëvizje befasuese në Turqi, kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën dhe i bashkohet Erdoganit!

October 7, 2026
“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

“Skemë për të ndihmuar biznesin e vogël”- Programi “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Rreth 400 subjekte janë në proces, qëllimi që të jemi konkurrues

October 7, 2026
Dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë: Autoritetet greke në kërkim të Alket Rizait pas thyerjes së lejes nga burgu

U arratis pas lejes nga burgu në Greqi, ja ku dyshohet se po fshihet ‘i forti’ Alket Rizai! Përdori fenelina policie për…

October 7, 2026
‘Flamengo’ vishet me Prada!

Pse u mblodhëm në Prishtinë vetëm ‘ne të barkut të Shën Mërisë’?

October 7, 2026
Tërhiq e mos e këput…

Tërhiq e mos e këput…

October 7, 2026
VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

VIDEO/ Mungon dakordësia në BE për mbylljen e “Kapitullit 20”? Ibrahimaj: I kemi përmbushur detyrimet!

October 7, 2026
Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

Nëna me foshnjën 4-muajshe u dënua me rreth 7 vite burg nga GJKKO, Avokati i Popullit nis verifikimin për rastin në Burgun e Pojskës

October 7, 2026
Videot intime të kompozitorit Adrian Hila, depozitohet denoncimi i parë në Komisariat! Këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici, merret edhe deklarata e…

Hetimi për publikimin e videove intime me VIP-at, zbulohen detaje të reja! Adi Hila shkatërroi hardiskun e kamerave! Ja çfarë alibie dha

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com