• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri Ahmetaj: Do të ketë rritje pagash në shëndetësi, arsim dhe ushtri!

by Java News
26/10/2018 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në një deklaratë për mediat për pr/buxhetin e vitit 2019 paraditen e së premtes foli për parashikimet e vitit të ardhshëm. Sipas tij në fund të 2019-s parashikohet që borxhi publik të ulet nën 64,9%. Teksa pasqyroi rritje të pagave në shëndetësi, arsim, trup diplomatik dhe ushtri. Ahmetaj theksoi se synohet të ulet barra fiskale.

Në konferencën për shtyp ministri i Financave Ahmetaj pohoi se fondi shtesë për pagat në sistemin e shëndetësisë është 1 miliard lekë. Ndërkohë, për arsimin do të shkojnë 1.5 miliardë lekë.

“Lajm i mirë është rritje e pagave; shëndetësi, arsim, mbrojtje, sistemi penitenciar dhe trupi diplomatik i Shqipërisë në vendet e ndryshme. Në Shëndetësi përfitojnë 4650 mjekë dhe 13745 infermierë me një fond vjetor mbi 1 mld lekë. Në arsim përfitojnë 35783 staf mësimor me një fond vjetër 1.5 mld lekë. Në sistemin 6560 policë të burgje me një fond 600 e ca mln lekë në vit. Do ketë rritje të ndeshmë të pagave për diplomatët shqiptarë prej 20 %”, -tha Ahmetaj.

Po ashtu Ahmetaj ndau me publikun edhe pritshmërisë e qeverisë për vitin që vjen, ndërsa shtoi se 2019-ta do të pësojë rritjen nga më të lartat në vendet e rajonit.

“Paketa fiskale që e shoqëron ky buxhet, reflekton vëmendjen e qeverisë ndaj qytetarëve. Qoftë për uljen e borxhit të trashëguar ndër vite, qoftë rritjen e të ardhurave, qoftë edhe privatizimin e investimeve publike në favor të rritjes ekonomie. Konkretisht rritja ekonomike për 2019 parashikohet të jetë 4.2 përqind të prodhimit ë brendshëm bruto. Pra, ndër më të lartat në rajon. Është niveli më i ulët historik i deficitit buxhetor që shkon me mendësinë e kësaj qeverie për të ulur borxhin publik mbi shpatullat e qytetarëve. për të katërtin vitin radhazi buxheti parashikon sufiçit primar. Për të katërtin vit radhazi qeveria Rama nuk krijon borxh të ri. megjithëse jemi duke ulur borxhin publik do të kemi një nivel investimesh të konsiderueshme prej 5 % të prodhimin të brendshëm bruto. qeveria do të investojë në nivele të konsiderueshme dhe në terma nominal investimet publike do të shkojnë në 900 mln dollarë. në të njëjtën kohë ajo që ne e përdorim si spirancë e shëndetshmërisë, borxhi publik në fund të 2019 do bjerë 64.9 %. E trashëguam 74 %. Vitin tjetër do të jetë 6.4.9 %, që do të ulet për të lehtësuar barrën e borxheve të trashëguara në familjet shqiptare. Kemi ulur taksat”, tha ai.

Gjithashtu ministri i Financave njoftoi se rritje pagash do të ketë edhe për mëseusit dhe se investime spektakolare po bëhen për mbylljen e akseve nacionale rrugore.

“Do përfitojnë 30 mijë familje me një fond prej 2 miliardë lekësh. Përsa i përket paketës fiskale, tentojnë lehtësim të barrës, mbi 15 mijë punonjës përfitojnë nga ulja e tatimit. Arsimi do vazhdojë të jetë mbi 3% të PPB, do ketë rritje të pagave të mësuesve tek 7% . Do vijojë dhurimi i librave falas për nxënësit. Transporti falas për 28 mijë nxënës dhe 10 mijë mësues. Do vazhdojnë projekte të reja shkollash.

Do vazhdojnë akset rrugore nacionale, rruga e Arbrit, kemi më pas një seri segmentesh rrugore. Do ketë një investim spektakolar me standartet më të mira europiane. Vitin që vjen do mbarojnë bajpaset e Fierit dhe Vlorës,” u shpreh Ahmetaj.

vijon

ma.me

Next Post
Luana, zyrtarisht Brune / Zbulohet FOTO me Look-un e ri

Luana, zyrtarisht Brune / Zbulohet FOTO me Look-un e ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In